7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Makina ishte fshehur aty ku nuk pritej! Kapet gjysëm ton drogë në Kavajë

Më të lexuarat

E kishin fshehur drogën në një fuoristradë të cilën po e transportonin sipër një karrotreci… kjo ishte mënyra që kishin gjetur trafikantët për të mos rënë në sy të policisë, por asgjë nuk ka ecur siç duhet.
Policia ka arritur të vërë në pranga drejtuesin e karrotrecit, shtetasin me inicialet S.B, 35 vjeç si dhe ka sekuestruar plot 562 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa.

Janë shpallur në kërkim dhe disa persona të tjerë të cilët policia nuk i ka identifikuar ende për shkak të hetimit. Por ajo që bën përshtypje është fakti se aksioni i policisë është zhvilluar më datë 11 prill, pra dy ditë më parë dhe njoftimi ka ardhur vetëm këtë të premte.

Njoftimi i policisë:

Komisariati Policisë Kavajë

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët

Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B vjeç 35 banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi më datë 11.04.2018, në Rrogozhinë, tek “Bishti i Zhurit”, u kap me mjetin karrotrec tip “Benz”, duke transportuar mjetin fuoristradë, ku nga kontrolli në mjetin fuoristradë u gjet e bllokua 562.3 kg. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Punohet për kapjen e pronarit të fuoristradrës si dhe tre shtetasve të tjerë ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera. Nenet 283/2 e 25 të Kodit Penal.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit