Makaronat turke eksportohen në 154 vende të botës

0
70

Presidenti i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës Turke të Prodhuesve të Makaronave, Abdulkadir Kulahçioglu, ka bërë me dije se Turqia eksporton makarona në 154 shtete të ndryshme anembanë botës…

Presidenti i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës Turke të Prodhuesve të Makaronave, Abdulkadir Kulahçioglu, ka bërë me dije se Turqia eksporton makarona në 154 shtete të ndryshme anembanë botës.

“Eksporti i makaronave turke ka arritur në 1 milion e 55 mijë tonë vitin e kaluar, ndërkohë që në 2016-n ishte 831 mijë tonë. Kurse në 2018-n parashikojmë që eksporti i makaronave të arrijnë në 1 milion e 200 mijë tonë”, ka thënë ai.

Duke tërhequr vëmendjen se vendet afrikane në veçanti janë konsumatorë shumë të mëdhenj të makaronave, Kulahçioglu ka theksuar se 68 për qind e eksportit turk të makaronave realizohet në këtë kontinent.