15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

“Majmunët në Parlament”, piktura që vlen 2.5 milionë dollarë

Më të lexuarat

Një pikturë e Bansky me disa shimpanze të ulur në Parlamentin Britanik, në vendet e deputetëve do të dalë në ankand javën tjetër, dhe pritet të shitet për një shifër prej rreth 2.5 milionë dollarësh.

Çmimi kaq i lartë nuk është për shkak të mesazhit të fortë që kjo pikturë përcjell, por edhe për shkak të artistit.

Bansky është një artist rrugësh, aktivist politik, regjisor filmash, shumë i njohur tashmë, por ende anonim gjë që ngjall shumë kureshtje dhe mbështjetje në publik.

Piktura në fjalë që mban titullin “Parlamenti i Transferuar” është plot 4 metra e lartë duke u bërë kështu edhe piktura më e madhe e artistit anonim britanik.

Vepra ka marrë vëmendje mjaft të madhe gjatë kohëve të fundit, për shkak të problemeve që po has parlamenti britanik me daljen nga Bashkimi Europian.

Për këtë arsye, shtëpia e ankandeve ka vendosur që ta vlerësojë nga 1.84 deri në 2.46 milionë dollarë.

Ekspertët thonë se kjo vepër ka një vlerë të jashtëzakonshme sot, jo vetëm në Britaninë e Madhe por në të gjithë botën për shkak të marrjes së frenave të pushtetit nga liderë të tipit Trump, Xhonson, Putin dhe të tjerë më të vegjël.

Një prej demokracive më të vjetra në botë po kthehet pas në kohë drejt sjelljeve tribale të kafshëve, thonë kritikët e artit.

Vepra është e vitit 2009 dhe do të dalë në ankand ditën e Enjte, më 3 Tetor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit