6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Mahathir: Krimet kundër njerëzimit, produkt i shtetit terrorist izraelit

Më të lexuarat

Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Muhammed, tha se racizmi, gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit janë produkt i Izraelit.

Duke folur mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe problemin midis Palestinës dhe Izraelit në Konferencën Vjetore të Rinisë të organizuar në Kuala Lumpur nga Forumi Al Sharq, në të cilën AA është në mesin e sponzorëve mediatikë, Mahathir tha se Pranvera Arabe përbëhet nga “falimentimi”.

“Para kësaj, ato vende ishin mjaft stabile. Tani e shohim Jemenin, Sirinë dhe Egjiptin. Të gjitha u shkatërruan me luftë, konflikte midis fiseve dhe masakra dhe diktatorët u kthyen mbrapa”, theksoi kryeministri i Malajzisë.

Ai tha se destabiliteti politik në Lindjen e Mesme filloi me intervenimin e koalicionit të kryesuar nga SHBA në Irak dhe Afganistan në periudhën 2001-2003 dhe se ky destabiltet është duke vazhduar edhe sot.

“Në vendet si Siria, Libia dhe Jemeni ndodhin tragjedi njerëzore dhe e gjithë bota vështron në një mënyrë të dëshpëruar”, u shpreh Mahathir, duke shtuar se vuajtjet në vendet me probleme në Lindjen e Mesme burojnë nga ndërhyrjet e forcave të jashtme.

“Fuqitë që ndërhynë në rajon, bënë çdo gjë për t’i siguruar interesat e tyre nën maskë e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Rajoni, i cili para kësaj ishte stabil, dëshmoi atë që u quajt si Pranvera Arabe. Ky proces la pas vetes shtete të pasuksesshme dhe një fushë me mina që përbën katastrofë për njerëzimin. Shkaku i të gjitha këtyre tragjedive pa dyshim janë ato që ndodhin në Palestinë”, vlerëosi Mahathir.

Ai tha se zgjidhja e çështjes palestineze është kusht për komunitetin ndërkombëtar.

“Racizmi, gjenocidi, krimet kundër njerëzimit, krimet e urrejtjes dhe ligësitë që njeriu mund t’ia bëjë tjetrit, që të gjitha së bashku sot i shohim në Palestinë, janë totalisht prodhim i shtetit barbar, arrogant dhe terrorist të Izraelit”, potencoi kryeministri i Malajzisë.

Ai po ashtu tha se vendi i tij paraqet shembull për botën me diversitetin, strukturën shoqërore dhe tolerancën e saj dhe shtoi se ky vend ende lufton kundër një sërë paragjykimesh dhe fanatizmash./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit