14.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Magjistroi Hfz Fatmir Strumi

Më të lexuarat

Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm
me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që
grumbullojnë.” (Junus: 58).



 

Nganjëherë njeriu nuk mund ta shfaqë plotësisht gëzimin që ka përbrenda, por të shprehurit e gëzimit haptazi që buron nga sinqeriteti tregon realitetin që gjendet në zemër. Përmes disa rreshtave në këtë shkrim do të mundohem të përshkruaj ndjenjën e gëzimit për arritjen shkencore të vëllait dhe shokut tim hafiz Fatmir Strumit, në mënyrë që këto fjalë të shërbejnë si tregues i asaj që përjetova me zemër.

Më datën (26.04. 2017) hfz Fatmir Strumi mbrojti temën e magjistraturës në Univeristetin Islamik të Medinës, një ditë e cila përveçse ishte e hareshme, zgjoi shpresën dhe aspiratën tonë për një të ardhme të ndritur të këtij populli duke u nisur nga këta kandila.

Tema që mbrojti hfz Fatmiri i përkiste shkencave të hadithit dhe fikhut të tij, dhe titullohej “el Ehadith vel Athar el-Leti Da’afeha ibën Hazm fi Kitabihi el Muhal-la….. . (Hadithet dhe Etheret të cilat i konsideroi si të dobëta ibën Hazmi në librin e tij el Muhal-la…).

Për Fatmirin ishte caktuar një pjesë, pasi libri ishte ndarë për disa studentë për shkak të madhësisë së tij. Puna që i ishte caktuar kishte të bënte me grumbullimin e haditheve të cilat ibën Hazmi i konsideroi si të dobët, pastaj krahasimi i gjykimeve të tij me gjykimet e dijetarëve të hadithit si dhe verifikimi dhe konkludimi në atë që është e qëlluar. 
Komisioni përbëhej nga:

1. Dr. Rabah el Anezij, mentor

2. Dr. Nasër el Benna, anëtar nga universiteti el Imam, Rijad.

3. Dr. Husejn ib;n Gazij et Tuvejxherij, anëtar. Universiteti Islamik I medines.

Pas konsultimit dhe debatit që zgjati përafërsisht tri orë, komisioni vendosi që punimit të mr Fatimirt t’i japë notën shkëlqyeshëm, një vlerësim i merituar të cilin e prisnim të gjithë.
Para se të përfundoj, më duhet të theksoj disa veçori të punës së mr Fatmirit:
Punimi i mr. Fatmirit ishte vërtetë i dalluar, e them këtë ngase ai i cili e njeh vëlla Fatmirin për së afërmi sheh tek ai dashurin e madhe për mësim, studim, dhe hulumtim në përgjithësi, e rreth shkencave të hadithit në veqanti, e kur tek dikush gjendet ky vullnet i lartë për dije, a thua vall si do të jet punimi i tij.
Por për të vërtetuar këtë që thashë, në vijim do të ceki disa fjalë nga antarët e komisionit.
Thotë dr. Nasër el Benna: “Puna e nxënësit është për tu qmuar shum, qasja e tij rreth haditheve, grumbullimi i rrugëve të transmetimit, studimi dhe gjykimi rreth tyre, ngjan shum me metodologjin e dijetarit të madh shqipëtar Muhammed Nasiruddin Albanit,…”
Ndërsa dr. Husejn et Tuvejxherij përmendi shum gjëra që e veqojnë punimin e mr. Fatmirit, prej tyre: 

1- Parathënija e punimit të tij është shum e qëlluar, e shtjelluar mirë, e posaqërish biografia e ibën Hazmit dhe metodologjisë së tij.

2- Gjithashtu librin e ka përfunduar me një përfundim të sukseshëm dhe shum të qëlluar.

3- Punimi veqohet me gjuhën rrjedhëse të mr. Fatmirit.

4- Gjykimi i drejt i tij mbi hadithet.

5- Nuk është treguar fanatik ndaj asnjërit prej dijetarëve, porse kërkimi i vërtetës ishte motoja shum e qartë e tij.

6- Dhe ajo që e veqon më së shumti këtë punim, shfaqja e dukshme e mr. Fatmirit gjat punimit, si dhe edukata e lartë që ka treguar me dijetarët.

Nuk dyshoj se ka mbetur shumëçka pa u thënë për këtë punë të vyeshme, por qëllimi im është të bëj një lajmërim të shkurtër për shqiptarët kudo që janë, në mënyrë që të njoftohen sadopak me arritjet e studentëve shqiptarë në tokat arabe, duke lutur Allahun e Lartësuar që këto arritje të kurorëzohen me praktikë në shkencë dhe në fushën e davetit kur të kthehemi në vendin tonë të dashur.

Allahu im, dhuroji vëllait dhe shokut tim suksese të mëtejshme në shkencë, dituri, davet! 
Jepi jetë të begatshme, shëndet, lumturi e mirësi, kurse në botën tjetër falje, mëshirë dhe siguri!
O Allah, prano!

Informata të rëndësishme:

Fatmir Strumi ka lindur në vitin (1985) në Strum të Fierit. Shkollën fillore ciklin e ulët e përfundoi në Berat, që nga klasa e pestë mësoi në Medrese, e më pas udhëtoi për në Siri ku mësoi gjuhën arabe, shkollen e mesme e përfundoi në Egjipt pran Universitetit të Ez’herit, dhe në vitin akademik (2007/2008) pranohet në Universitetin Islamik të Medines, për të përfunduar në vitin (2011/2012) me sukses të shkëlqyeshëm Fakultetin e Hadithit dhe të Studimeve Islame, sukses i cili i’a hapi dyert dhe mundësinë për tu pranuar në studimet pasuniversitare; magjistraturë, kështu që me daten (26.04.2017) shpallet magjistër i shkencave të hadithit.
Në këtë vit mr. Fatimiri u pranua në doktoraturë, Allahu ia mundësoftë ta përfundojë me sukses!

Mr. Bali Sadiku

Medinë, Arabi Saudite

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit