10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Madridi vendos të pranojë më shumë refugjatë

Më të lexuarat

Spanja do të ngrejë një komision ndërministror të ngarkuar me organizimin e pritjes së refugjatëve, njoftoi sot zëvendësministrja spanjolle por pa dhënë detaje mbi numrin e imigrantëve që do të priten.
“Madridi ka pranuar të presë 2 739 persona të identifikuar si azilkërkues, por tani flasim për volume të tjera dhe nevoja të tjera”, deklaroi për median Soraya Saenz de Santamaria në përfundim të një mbledhje të këshillit të ministrave.

“Për këtë qëllim një komision i përgjithshëm do të ngrihet për të zhvilluar koordinimin e përpjekjeve dhe të bashkojë gjithashtu rajonet spanjolle dhe qytetet”, vazhdoi ajo.

Këshilli i ministrave spanjollë iu dedikua kryesisht krizës së refugjatëve në Evropë një ditë pas tronditjes së shkaktuar në Evropë nga fotoja e një fëmije sirian të mbytur në brigjet e Turqisë.

Shefi i qeverisë konservatore, Mariano Rajoy, pranoi në fillim të javës të rrisë kontributin e Spanjës në pritjen e refugjatëve, por pa dhënë detaje të tjera./ATSH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit