8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Madaja, Siri: 400 njerëz duhet të evakuohen urgjentisht

Më të lexuarat

Rreth 400 njerëz në qytetin e rrethuar të Sirisë, Madaja, duhet të evakuohen urgjentisht për trajtim mjekësor, ka thënë shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien.

Pasi ka informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për krizën në këtë qytet, ai ka paralajmëruar se ata njerëz mund të vdesin.

Të hënën, një konvoj ndihmash ka dërguar në atë qytet ushqime për 40,000 banorë, që janë të rrethuar nga forcat qeveritare të Sirisë që gjashtë muaj.

Kombet e Bashkuara thonë se kanë raporte të besueshme për njerëz që kanë vdekur nga uria.

Njëkohësisht, kamionët me ndihma kanë hyrë edhe në dy qytete të rrethuara nga forcat rebele në provincën Idlib, në bazë të një marrëveshjeje midis palëve luftuese.

Situata në qytetet Foah dhe Kefraja po ashtu thuhet të jetë e tmerrshme, me rreth 20,000 njerëz të rrethuar qysh në muajin mars.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka thënë sot se u është bashkuar përpjekjeve për të dërguar ndihmë në qytetin Madaja, pranë kufirit me Libanin.

Madaja kontrollohet nga forcat rebele, por është e rrethuar nga forcat qeveritare. Banorët atje kanë marrë ndihmat e fundit ushqimore në muajin tetor.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit