10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Macron: Turqia është partner i rëndësishëm i BE-së

Më të lexuarat

Presidenti i Francës Emmanuel Macron deklaroi se Turqia është partner i rëndësishëm në shumë kriza me të cilat është përballur Bashkimi Evropian (BE) kryesisht në krizën me emigrantët

ATHINË (AA) – Presidenti i Francës Emmanuel Macron deklaroi se Turqia është partner i rëndësishëm në shumë kriza me të cilat është përballur Bashkimi Evropian (BE) kryesisht në krizën me emigrantët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se nuk dëshiron të vjen deri tek një krisje në marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së. “Turqia është një partner i rëndësishëm në shumë kriza me të cilat ne jemi përballur kryesisht me krizën me emigrantët dhe kundër kërcënimit të terrorizmit”, theksoi Macron.

Përpara vizitës së tij në Athinë, Macron dha deklaratë për gazetën greke Kathimerini.

Presidenti francez shtoi se “ka probleme në marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së dhe se Turqia ka larguar veten nga BE-ja”.

Macron thekson se është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan. Në lidhje me marrëveshjen për emigrantët mes Turqisë dhe BE-së ai ka thënë se “Marrëveshja Turqi-BE për emigrantët pa diskutim që krijon rezultate pozitive. Këto rezultate janë efektive për të ulur presionin mbi Greqinë e cila po përballet me problemin kryesor që nga fillimi në krizën me emigrantët”.

“Kur mbyllni një rrugë, një tjetër rrugë hapet në Mesdhe. Ne duhet të ndajmë emigrantët ilegalë dhe ekonomikë nga refugjatët për të cilët ne si Evropë kemi përgjegjësinë të pranojmë se kanë nevojë për mbrojtje”, potencoi Macron duke tërhequr vëmendjen se kriza me emigrantët është një problem afatgjat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit