10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Macron: Shumica e vendeve ishin kundër Shqipërisë, hapja e negociatave vetëm për Maqedoninë e Veriut do të ishte e tmerrshme për rajonin

Më të lexuarat

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shumica e vendeve ishte kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, por vetëm disa kundër Maqedonisë së Veriut.

Ndarja e negociatave të pranimit me dy vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishte veprim i rrezikshëm, u shpreh Macron duke thënë se vlerësonte progresin e deritanishëm të dy vendeve.

Sipas Macronit, BE duhet të reformojë vetveten përpara se të flasë për zgjerimin.

“Dëgjova dje, disa që thoshin që pati thuajse unanimitet për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kjo nuk është e vërtet. Kishte padyshim një shumicë të gjerë, përveç disave për Maqedoninë e Veriut, por shumica e vendeve ishin kundër Shqipërisë”, ka thënë Macron në një prononcim për media, përcjell Euronews në gjuhën shqipe.

Macron tha se hapja e negociatave vetëm me Maqedoninë e Veriut, duke lënë anash Shqipërinë, do të ishte e tmerrshme për rajonin.

“Besoj se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut, duke lënë mënjanë Shqipërinë, do të ishte diçka e tmerrshme për rajonin. Ndaj nuk ishte serioze. I vlerësoj përpjekjet e ndërmarra nga Rama dhe Zaev. Ata kanë bërë punë, ne duhet të bëjmë tonën gjithashtu, por le të mos gënjejmë vetveten. Ne kemi nevojë për progres të proceseve tona bashkë me ata”, tha ai.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian kishte refuzuar të hap negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit