9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Lyerja e thonjve është e rrezikshme. Ja çfarë i shkakton trupit tuaj

Më të lexuarat

Shumica e grave i kushtojnë një kujdes të veçantë thonjve duke paguar për t’i lyer në qendrat estetike me modele të shumëllojshme. Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre nuk janë të vetëdijshme se manekyri është i rrezikshëm pasi përmban disa komponent kimik që mund të shkaktojnë dëmtime si brenda dhe jashtë trupit tonë.

Sipas studimeve të reja, markat popullore për manikyrin e thonjve përmbajnë kimikate dhe toksina të dëmshme të cilat mund të shkaktojnë mosbalancim hormonal dhe probleme të tjera shëndetësore. Studimi u përqëndrua në më shumë se 20 gra që lyejnë thonjtë e tyre rregullisht me disa prej markave më popullore të manikyrëve. Rezultatet treguan se të gjitha markat testuan përmbajtjen e trifenilfosfatit madje edhe pas 10 orësh pas aplikimit.
Një tjetër studim që testoi 10 markat popullore të manikyrëve të thonjve zbuloi se 8 prej tyre gjithashtu përmbajnë këtë përbërje, ndërsa 2 prej këtyre 8 produkteve nuk e renditnin përbërjen në etiketën e tyre. Kjo është shqetësuese pasi trifenilfosfati është shumë i dëmshëm për sistemin endokrin.
Trifenilfosfati është një përbërje kimike që mund të pengojë sistemin tuaj endokrin dhe hormonet duke ndikuar në metabolizmin tuaj dhe në sistemin riprodhues. Përbërja është veçanërisht e dëmshme për gratë që lyejnë rregullisht thonjtë e tyre.
Ndaj nëse ju doni të lyeni thonjtë tuaj, gjithmonë kërkoni për një markë natyrale të thonjve që nuk do të dëmtojë thonjtë dhe shëndetin tuaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit