14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Lutuni për Shqipërinë”/ Gjest fantastik nga klubi kroat, dhuron të ardhurat e biletave për të prekurit nga tërmeti

Më të lexuarat

Klubi kroat i Dinamos së Zagrebit ka vendosur të dhurojë të ardhurat e grumbulluara nga ndeshja e djeshme me Varazdin, për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.

Jo vetëm kaq, pasi nga sa raportohet nga mediat kroate, Dinamo do të dhurojë edhe të ardhurat nga derbi me Lokomotivën e Zagrebit.

Mbështetja dhe solidarizimi ka qenë shumë i madh nga shumë klube dhe vende, për të prekurit të tërmetrit që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.

Edhe futbolli rumun solidarizohet me tragjedinë në Shqipëri. Kujtojmë se Liga e Rumanisë kishte vendosur që përpara çdo ndeshjeje të kampionatit, të bëhej thirrje për ndihma. Dje, në ndeshjen më të rëndësishme, atë mes Steauas së Bukureshtit dhe Gaz Metanit, të dyja skuadrat u rreshtuan në mes të fushës dhe pozuan me banderolën: “Lutuni për Shqipërinë”.

/PANORAMASPORT.AL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit