8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lutja që bëri Nëna e 9-të jetimëve për Erdoganin ne vitin 1992

Më të lexuarat

Sahit Muja një biznesmen nga Tropoja ka publikuar në faqen e tij në Facebook një rrëfim interesant me liderin turk, Rexhep Taip Erdogan.
Ai tregon takimin e tij me Erdoganin dhe vëllaun e tij Mustafën, kur këta të fundit ishin të varfër dhe të rinj.

Ata ishin aktivistë të një lëvizje politike dhe bënin vepra humane. Shpërndanin ndihma për skamnorët.

Siç rrëfen Muja, kur një natë ata kishin shpërndarë ndihma tek një nënë me 9 jetimë, pa lënë ndonjë shënim se kush po ua dërgon ato, lutjet e kësaj nëne ishin që këta njerëz të mirë të drejtonin shtetin.

Ky është rrëfimi i plotë i biznesmenit shqiptar:

E vërteta e Recep Tayyip Erdogan liderin Turk që e njoh personalisht tash 25 vjet. Miq të nderuar duke marrë shkase nga lajmet e fundit në Turqi ku jetojnë 5 milionë shqiptarë e duke parë urrejtjen që shprehin Shqiptarët e perëndimorët e Evropës plakë kundër këtij njeriu, po ju tregoj të vërtetën e këtij lideri. Kam qenë në Turqi në vitet 1992 dhe si boksier jam marrë në klubin Fenerbahçe nga Presidenti i famshëm shqiptar i këtij klubi me origjinë nga Prizreni, Ali Sen. Në atë kohë Recepi me vëllain Mustafën kishin dëgjuar për mua e erdhën të më takojnë, më morën mysafir e më bënë një respekt të jashtëzakonshëm. Po binte borë atë natë Mustafa zhveshi pallton e tha kjo është e jotja mik. Ne atë kohë këta nuk njiheshin fare në Turqi ishin të varfër të ardhur nga veriu i Turqisë Trabzon. Kishte një lëvizje të një partie të vogël Refah e ishin aktivistë. Me bëri përshtypje sjellja e tyre familjare, përkujdesja e dashuria e tyre. Fillova të ndjek me shumë vëmendje këtë grup, këta njerëz bujarë. Ishte muaj i shenjtë i Ramazanit këta njerëz punonin gjithë natën me gratë e fëmijët ndanin ndihma ushqimore familjeve të varfra.

Një natë Rexhepi e Mustafa me thanë a do të vish me ne sonte. Shpërndamë ndihma gjithë natën. Hoxha thirri ezanin, se Zoti është i madh, sa kishim lënë pas një shtëpie ndihma ushqimore për 9 jetimë e nënën e tyre. Ne iknim nuk lenim asgjë të shkruar se kush sjell këto ushqime. Nga makina pashë nënën që ra në gjunjë zgjati duart nga qielli e tha. O zot i madh, unë spata ushqim për fëmijë e robi yt i udhëzuar nga ti na ndihmoi. Ndihmoi këta njerëz të mirë të drejtojnë këtë vend e ipju bereqet. Lutjet e kësaj nëne i dëgjuam të tre me sy të përlotur. Zoti dëgjoi e ky njeri është njeriu që drejton Turqinë. Derë në derë, lagje në lagje, fshat e qytet këta njerëz duke punuar arritën fitore historike në të gjitha zgjedhjet tash 14 vjet. Si ishte Turqia në atë kohë e si është sot?? Në vitin 1992 Turqia ishte e këputur ekonomikisht, korrupsion i paparë, papunësi extreme, infrastrukturë e shkatërruar, vend me borxhe të mëdha. Rrogat ishin 100 dollarë në muaj. Prostitucioni ishte në maksimum, kishte femra turke që shiteshin për 2 dollarë në burdellot në gjithë vendin. Turqia ishte copë copë, mafia e gjeneralët ushtarak pervers sundonin gjithçka.

I lodhur i dërrmuar i pa shpresë ky popull i madh i dha votën një njeriu besimtar në Zot, një njeriu punëtor. Si është Turqia sot nën lidershipin e tij?? Sot Turqia radhitet ndër vendet më të zhvilluara të botës në fushën e turizmit, Agrikulturës e shumë industrive të rëndësishme. Infrastruktura në Turqi është e nivelit Amerikan, Rrogat janë rritur mbi 400%. Turqia është afër të bëhet ndër 10 ekonomitë më të forta në botë. Turqia ka ndër ushtritë më të forta botërore. Papunësia është ulur 300% këto 15 vjet. Në Turqi sundon shteti që nxjerr me votë sovrani, më nuk sundojnë as gjeneralët as mafia. Turqia ka një histori puçesh ushtarake e 2 nga liderët puçist i kam pasë shumë miq Evrenin dhe Turkesin. Turqia ka mbështetur fuqimisht Shqipërinë e Kosovën.

Në luftën e Kosovës pilotët Turq kanë qenë ata që kanë djegë Serbinë kur ka qenë radha e tyre. Ne Shqipëri e Kosovë këto 15 vite Turqia është investitori më i madh me miliarda euro investime. Këto 25 vite shume miq liderë në shtetin Amerikan më kanë Pyetur për liderin Turk, po e ndaj edhe me ju, ky është njeriu më i mirë që kam njohur në jetën time. Gabime bëjmë të gjithë, po pa njohur njerëzit mos shani e ofendoni kot. Populli Shqiptar në Turqi sot gëzon të gjitha të drejtat. Ne na kanë pushtuar të gjithë edhe otomanet. Ne duhet të dimë historinë e të ecim para si komb duke ndërtuar ura miqësie, ka me shume Shqiptare në Turqi se në Shqipëri e Kosovë.

Koha Islame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit