7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Lutja është një ilaç i fuqishëm anti-stres

Më të lexuarat

Gjatë lutjeve një prej emrave të Allahut të madhërishëm është Rabb. Përveç kuptimit Zot, ka edhe kuptimin “Edukues”, dhe nga kjo rrjedh fjala “terbije”, të cilën e njohim nëpërmes sintagmës “terbijetun-nefs” – “edukim i egos”. Ndërsa fjala “Allah” arrin barazpeshën e sistemit kardiorespirator.
Mund të themi se njeriu sot vuan nga varfëria shpirtërore. Për këtë profesor Nasr thotë se njeriu duhet të jetë përherë në lutje, sepse në këtë mënyrë vendos harmoninë në mes njeriut dhe tokës. Në realitet, njeriut të sotëm të depersonalizuar, lutja ia kthen integritetin që ia ka rrënuar kultura dhe civilizimi modern.
Lutja e përmbledh njeriun në bindje kozmike ndaj Allahut të madhërishëm.

Kështu Kurani fisnik thotë:
“A nuk e di për All-llahun se Atij i lutet kush është në qiej e në tokë, madje edhe shpezët krahhapura. Të gjithë e dinë dhe janë të udhëzuar për lutje ndaj Tij dhe për madhërimin ndaj Tij. All-llahu e di ç’punojnë ata.”
(En – Nurë, 41)

Lutja vendos një ekuilibër të përkohshëm mes trupit dhe shpirtit që ata të përjetojnë së bashku një ekzistencë të harmonizuar paqësore.
Gjatë lutjes dhe përvojave të ndryshme transhendentale, substanca të caktuara endogjene nëpërmes trurit lirohen në organizëm. Këto substanca quhen opoide. Këto përfshijnë enkefalinën dhe endorfinën që janë përgjegjës për eufori, qetësi dhe çiltërsi.
Beta-lipotropina ndahet duke formuar tri produkte aktive kryesore që quhen meta-enkefalina, gama-endorfina dhe beta-endorfina.
Beta-endorfina është më aktivja. Ajo është njëzet herë më e fuqishme se morfina.
Përveç që eliminojnë dhimbjen, këta analgjetikë narkotikë shkaktojnë një ndjenjë të fuqishme të euforisë.
Atmosfera gjatë lutjes është një ilaç i fuqishëm anti-stres. Stresi ndikon në cilësinë e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje.
Lutjet e Kuranit normalizojnë sistemin nervor dhe qetësojnë gjendjen e ankthit. Rregullojnë bioritmin e lutësit, stabilizojnë sistemin kardiovaskular, endokrin, ritmin e zemrës dhe likuorin cerebrospinal.

Lutjet në Islam janë të veçanta, të kombinuara me lëvizje të trupit dhe meditimin e koncentruar, japin një model të veçantë të relaksimit dhe qetësisë psikofiziologjike.
Pra, lutjet kuranore kanë karakter multidimensional. Kështu duke u lutur besimtari krijon marrëdhënien e devocionit me Zotin, mes individit dhe anëtarëve të shoqërisë dhe mes njeriut dhe natyrës së tij të brendshme shpirtërore.
Në fund i bashkangjitemi lutjes që Allahu i madhërishëm ia mësoi Muhammedit a.s.:
“Thuaj: “Zoti im, më shto dituri!”
(Ta Ha, 114)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit