9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Lutja e cila pranohet

Më të lexuarat

Isha duke u kthyer nga puna, kur papritmas në skaj të rrugës e vërejta një plak.

Mendova, vetëm Zoti e di kush do ta merr në veturë, andaj vendosa për hir të Allahut ta dërgoj pa marrë parasysh ku.
Pasi më tha se ku do të shkojë, e mora në veturë dhe u drejtuam kah fshati ku më tha plaku.

Rruga ishte e paasfaltuar, por gjatë vozitjes bisedonim me njëri-tjetrin, kështu që koha kaloi shpejtë.
Kur arritëm në fshat, plaku më pyeti: – Te kush po shkon në fshat?

U përgjigja: – Nuk kam askënd në këtë fshat, por unë vetëm për ty erdha.

Plaku më shikoi me sy të përlotur dhe tha: – Djali im, Zoti të dhashtë të mira kudo që shkon!

Besoni, kur plaku i tha këto fjalë, unë nga kjo lutje u rrëqetha. U ndava nga plaku, ndërsa në kraharorë ndjeva një lumturi dhe kënaqësi të papërshkruar. Ditë të tëra mendoja për plakun dhe lutjen e tij.

Përse u rrëqeth djaloshi?

Për arsye se përjetoi sinqeritetin e lutjes së plakut. Këto lutje menjëherë pranohen, andaj shikoni dikë që ta ndihmoni në situatë të caktuar, ngase nuk dini se cila lutje pranohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit