4.1 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

‘Luftë civile në SHBA’: Çfarë e provokoi masakrën?

Më të lexuarat

Shpërthimi i ri i dhunës në SHBA ka tronditur opinionin publik jo vetëm atje, por në mbarë botën.

Pesë policë u vranë nga persona të armatosur në Dallas, ndërsa në qytet protestohej kundër vrasjeve të dy personave me ngjyrë nga policia.

Gazeta “New York Post” shkruan që tani për një luftë civile në SHBA.

Tre persona që qëlluan mbi policët janë arrestuar, një i katërt vrau veten.

Ka raportime se të paktën dy prej tyre kanë qëlluar me armë snajper nga pozicione të larta.

Një nga viktimat është Patrick Zamarripa.

Vëllai i tij postoi një foto të tij me babanë, shoqëruar me postimin: “Asnjë baba nuk duhet të varrosë të birin. Ti je hero Patrick. Të dua”.

Një nga personat e arrestuar thuhet se deklaroi, teksa shëtiste i qetë me armë mes njerëzve: “Fundi po vjen”.

Por çfarë e provokoi masakrën më të rëndë ndaj policëve në SHBA që prej 11 Shtatorit?

Gjithçka erdhi pas vrasjeve të dy personave me ngjyrë nga policia brenda pak orësh.

Philando Catile, 32 vjeç dhe Alton Sterling, 37 vjeç, u vranë në dy incidente që ndezën protesta në vend.

Alton Sterling u qëllua nga afër nga oficerët, pasi e kishin vënë përtokë me pretendimet se kishte një armë.

Pamjet e filmuara tregojnë momentin kur policët e vendosin poshtë.

Papritur njëri nga oficerët bërtet: “Ai ka një armë”.

Më vonë, tjetri e qëllon disa herë në gjoks dhe shpinë.

Pak orë më vonë, e dashura e Philando Castile shokoi botën kur transmetoi live të dashurin e qëlluar nga policia.

Policia e kishte ndaluar pasi makina kishte një fener të thyer.

Castile, që thuhej se ishte një person model për shoqërinë, u kishte thënë se kishte një armë me leje.

Por teksa afrohej për të marrë dokumentet, siç ia kërkoi oficeri, atë e qëlluan.

Protestat “Jeta e të zinjve vlen” shpërthyen kudo.

Këtë vit, policia ka vrarë mbi 130 persona me ngjyrë.

Sipas studimeve, të rinjtë e zinj kanë 9 herë më shumë mundësi që të vriten nga policia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit