12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Lufta tregtare mes SHBA-ve dhe BE-së, pasoja edhe për ekonominë tonë

Më të lexuarat

Po përshkallëzohet lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës. Pasi presidenti amerikan Tramp deklaroi se vendos 25% tatime doganore për prodhimet teknologjike kineze në vlerë prej 50 miliardë dollarë, Kina menjëherë u përgjigj me masë reciproke, doganimin e mallrave që vijnë nga Amerika. SHBA përveç me Kinën, luftë tregtare zhvillon edhe me BE-në. Pas vendosjes së doganës prej 25% për çelik dhe 10% për alumin nga ana e administratës së Trampit për prodhimet e BE-së edhe Brukseli paralajmëroi masa kundrejt SHBA-ve. Vendet e BE-së mbështetën plan për tatimin e prodhimeve amerikane në vlerë prej 2.8 miliardë euro. Kësaj lufte tregtare vështirë se mund t’i shmanget edhe Maqedonia. Vendi jonë thuajse gjithë prodhimin e çelikut e eksporton në BE, ndërsa pjesa më e madhe e eksportit përbëhet prej pjesëve për industrinë e automobilave. Presidenti amerikan Tramp tha se Gjermania shumë lehtë shet automobila në SHBA. Prandaj ai e shqyrton mundësinë tatimi për automobila nga Evropa nga 10% ta rritë në 25%. për këtë shkak në Ministrinë e ekonomisë janë në siklet. Thonë se po e ndjekin situatën dhe kërkojnë mënyrë si ta mbrojnë konkurrencën e prodhimeve tona.

Për momentin nuk ka paralajmërime se lufta tregtare do të ndikojë në vende të treta, por për çdo rast do të ndërtojmë qëndrim për marrjen e masave për mbështetjen e eksportit tonë. Në këtë kontekst ne tashmë kemi realizuar takim me komisarin për tregti në BE ku na u tha se për momentin bëhen hulumtime për importin e çelikut dhe aluminit në BE dhe ato do të përfundojnë deri në korrik. Ne kërkuam që Maqedonia të mos jetë pjesë e sanksioneve të mundshme, duke pas parasysh se ne si shtet kemi pjesëmarrje me nën 1% të importit të përgjithshëm në BE – deklaroi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Sipas Entit shtetëror të statistikës nga janari deri në prill të këtij viti analiza e shkëmbimit tregtarë tregon se eksportin më së shumti e përbëjnë katalizatorët e aeroplanmbajtësve me metale të çmuara ose legurat e tyre, sete të përçuesve për ndezje dhe ngjashëm, për automobila, aeroplanë ose anije si dhe veshmbathje.

Bojan Stojanovski

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit