12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Lufta për titull vazhdon, Reali mposht Celtan

Më të lexuarat

Real Madridi nuk shkëputet nga përpjekjet për t’u shpallur kampion i Spanjës. Në javën e 33-të në La Liga, Los Blancos fituan si mysafir i Celta Vigos (4-2).
Një gjysmë e parë fantastike në Estadio de Balaidos, në të cilën u shënuan plot pesë gola – tre për mysafirët dhe dy për vendasit.
 
Serinë e golave e filloi Nolito (9’), për të barazuar Toni Kroos nga një top i kthyer (16’).
 
Javier ‘Chicharito’ Hernandez shënoi pas kombinimeve me James (24’), por Santi Mina i ktheu sërish shifrat në nivel (28’).
 
Megjithatë, James Rodriguez bëri që Los Blancos të shkonin në pushim me epërsi (43’). Asistimi ishte i Ronaldos.
 
Mysafirët patën raste edhe në gjysmën e dytë, në të cilën shënuan një gol.
 
Ramos gjeti hapësirë në mesfushë, shkoi përpara dhe asistoi te Chicharito, i cili shënoi golin e dytë personal (69’).
 
Real Madridi është dy pikë prapa Barcelonës në tabelën e La Ligas dhe gara për titull do të vazhdojë deri në javën e fundit të sezonit. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit