9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Lufta për mbijetesë e muslimanëve Moro në Filipine

Më të lexuarat

Qindra mijëra muslimanë Moro kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve të cilat nisën në qytetin Marawi më 23 maj mes forcave të sigurisë filipinase dhe militantëve të lidhur me DEASH-in

MARAWI (AA) – Fikret Kavğalı

Qindra mijëra muslimanë Moro të cilët kanë mbetur të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në Marawi për shkak të konflikteve mes militantëve të organizatës Maute e lidhur me DEASH-in dhe forcave të sigurisë në Filipine, afërsisht që prej 4 muajsh përpiqen të mbijetojnë në kushte të vështira në kampet e çadrave të hapura në qytetin Iligan, raporton Anadolu Agency (AA).

Theksohet se qindra mijëra muslimanë Moro kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve të cilat nisën në qytetin Marawi më 23 maj mes forcave të sigurisë filipinase dhe militantëve të lidhur me DEASH-in.

Muslimanët Moro nën kushte të vështira përpiqen të mbijetojnë në kampet prej çadre të hapura në qytetin Iligan dhe në afërsi të Marawi-t nga Front Islamik Moro për Çlirim (MILF).

Një nga personat që ka braktisur shtëpinë e saj si pasojë e konflikteve të përjetuara në qytetin Marawi është edhe nëna e 4 fëmijëve Dr. Noronısa Dipatuan, e cila në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka folur për shkollën dhe spitalin që posedonte në Marawi të cilat u shembën si pasojë e konflikteve mes forcave të sigurisë dhe militantëve.

Duke vënë në dukje se që prej 12 vitesh menaxhonte spitalin e dytë më të madh në Marawi, Dipatuan tha se në anë të spitalit ndodhej edhe një shkollë e cila përgatiste punonjës të shëndetësisë. Ndër të tjera duke shtuar se shkolla në Marawi ishte e vetmja që ofronte arsim për mjekësi, Dipatuan ka vënë në dukje se nga shkolla e cila ofronte një arsim 5 vjeçar në nivel universiteti diplomoheshin afërsisht 300 persona në vit.

Pasi ka ripërsëritur se spitali dhe shkolla janë shembur gjatë konflikteve, ajo ka shpjeguar se të gjithë në rajon janë të shqetësuar për jetën dhe ajo bashkë me familjen e saj janë larguar në një zonë të sigurtë.

“Gjatë konflikteve në njërën anë qaja në anën tjetër bisedoja në telefon. Duke i telefonuar i njoftova të gjithë duke u shprehur ‘largohuni, shpëtoni jetën tuaj’. Në këtë mënyrë të gjithë të afërmit dhe punonjësit në spital janë vendosur në një zonë të sigurtë”, është shprehur Dipatuan.

“Dëshirojmë që të kthehemi në Marawi dhe të ndërtojmë qytetin tonë dalëngadalë”, është shprehur Dipatuan, duke bërë të ditur se e pret me padurim ditën e përfundimit të konflikteve ku pasi të kthehet në shtëpi të ndërtojë spitalin dhe shkollën.

Ndër të tjera Dipatuan është shprehur se në kuadër të mundësive ofron ndihmë edhe për njerëzit që qëndrojnë në kamp dhe pasi ka shtuar se janë të kënaqur nga ndihmat e ardhura nga Turqia ajo ka kërkuar vazhdimin e ndihmave.

Vullnetarët e Shoqatës së Ndihmave dhe Solidaritetit Cansuyu (CANSUYU) të cilët ndodhen në rajon vazhdojnë furnizimin me ndihmat e ardhura nga Turqia për personat e larguar nga konfliktet në Marawi.

Koordinatori i ndihmave të Cansuyu në Moro, İsmail Özdemir, ka theksuar se do të kryejnë të gjitha ndihmat që kanë mundësi për muslimanët Moro, të cilët kanë mbetur të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Konfliktet në Marawi

Ushtria e Filipineve më 23 maj ndërmori një operacion në qytetin Marawi për të kapur një terrorist ndërkombëtar, ndërsa militantët e organizatës Maute e lidhur me DEASH-in rrethuan Marawi-n për të shpëtuar terroristin nga forcat e sigurisë.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, pas konflikteve me arsyetimin se në Marawi ka ndodhur “kryengritje” shpalli shtetrrethimin duke u bazuar në autoritetin që kushtetuta i njihte.

Për shkak të konflikteve që vazhdojnë që prej 4 muajsh në qytet më shumë se 400 mijë njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit