10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Lufta kundër korrupsionit, proces i vështirë

Më të lexuarat

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në konferencën përmbyllëse të projektit kundër Krimit Ekonomik në Kosovë – PECK, tha se lufta kundër korrupsionit, shpëlarjes së parave dhe financimit të luftimit të terrorizmit, është një proces i vështirë dhe sfidues.

Kuçi tha se arkitektura të cilën e kemi ndërtuar, është në fazën e saj fillestare, por që ka dhënë rezultate të dukshme.
 
“Legjislacioni nga ky raport, i Kodit Penal dhe Procedurës Penale është adekuat për luftimin e këtyre tri dukurive, por kemi vërejtur edhe rekomandimet ku shihet nevoja për amendamente në mënyrë që të lehtësohet puna, qoftë e hetuesve, prokurorëve, por edhe e gjyqtarëve”, tha Kuçi.
 
Ministri Kuçi, tha se do të jenë të kujdesshëm që të përmirësojnë infrastrukturën ligjore, në veçanti të ketë dispozita që do të mundësonin zbatimin e tyre të lehtë në praktikë dhe njëkohësisht vështirësimin e aktiviteteve të gjithë atyre që pretendojnë të bëjnë vepër të terrorizmit, shpëlarje të parave apo edhe të korrupsionit.
 
Lidhur me nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional, e cila theksohet në këtë raport, Ministri Kuçi tha se, sistemi institucional dhe ai i drejtësisë janë të strukturuara në formën e zinxhirit hallkorë.
 
Ai ka kërkuar që të ketë një partneritet me BE-në dhe SHBA-në si dhe vendet e rajonit, në mënyrë që të luftohen këto dukuri, në veçanti tha ai, do të kërkohet bashkëpunim në bartjen e eksperiencave për përgatitjen e kuadrove për kriminalitetin kibernetikë dhe atë financiar.
 
Dukuritë e veprave penale të cilat përfshihen në Kodin Penal, përfshirë vrasjet dhe vepra tjera të rënda, duhet të dënohen, tha Kuçi.
 
“Dukuritë e luftimit të korrupsionit, shpëlarjes së parave, terrorizmit, e cenojnë të gjithë shoqërinë në Republikën e Kosovës, dhe me këtë rast angazhimi ynë do të jetë edhe më i madh në parandalimin e këtyre dukurive”, shtoi Kuçi. /kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit