20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Luçesku: Beshiktashi mund të mposhtë Bayernin e Mynihut

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Përfaqësuesi i vetëm i Turqisë në garën më prestigjioze të futbollit evropian, Beshiktashi, mund të eliminojë Bayernin e Mynihut në të 8-tën e finalës së Ligës së Kampionëve, deklaroi eksperti rumun Mirçea Luçesku, aktualisht trajner i përfaqësueses së Turqisë.

Në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA), Luçesku foli për shanset e Beshiktashit përballë kampionit në fuqi të Bundesligës gjermane.

Ai tha se emri dhe fuqia që ka Bayerni janë të padiskutueshme, mirëpo sipas tij, Beshiktashi ka një skuadër goxha mirë të organizuar.

Mirçea Luçesku nënvizoi se “Shqiponjat e zeza” kishin një performansë të shkëlqyer në fazën e grupeve, duke çuar futbollin e tyre një nivel më lartë.

“Janë shndërruar në një skuadër me përvojë. Nëse luftojnë si në ndeshjet në grupe, ata do të eleminojnë Bayernin dhe kam bindjen se do të kalojnë në çerekfinale”, thotë ai.

Eksperti rumun është i mendimit se suksesi i Beshiktashit nuk është një rastësi, sepse ka të bëjë me një punë të mundimshme, për të shtuar se skuadra do të duhet të luajë pa frikë kundër gjermanëve, ashtu siç luajtën më parë.

Sa i përket shortit të hedhur për Ligën e Kampionëve, Luçesku tha se dyshja Real Madrid – Paris Saint Germain është një finale para finales.

Skuadra turke e Beshiktashit garën në grupe e përfundoi në vend të parë, duke u bërë kështu skuadra e parë turke të ketë avancuar në 16-shen më të mirë, pa pësuar një disfatë.

Ndeshja e parë Beshiktash – Bayern Mynih do të luhet më 20 shkurt, në të famshmen “Allianz Arena” në Mynih.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit