10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Lubonja: Po shtojmë masturbimet patriotike me flamur

Më të lexuarat

Analisti Fatos Lubonja, në një shkrim kritik për çështjen e takimit mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë, thotë se gjuha e Edi Ramës po bëhet e trefishtë, pasi tani ai ka marrë rolin e babait të kosovarëve.

Lubonja shkruan tek Panorama që kjo gjuhë e trefishtë patriotike e Ramës po prodhon të tilla fenomene si kënga e Digitalb për flamurin kuq e zi apo incidentin e Fierit, gjatë një ndeshje të Apolonisë, kur portieri serb u ndje i provokuar nga flamuri që shpalosi një tifoz.

“Nuk di kur kanë ardhur lojtarët serbë, por ata kanë ardhur dhe kanë luajtur, kurse me rritjen e këtyre masturbimeve tona, detyrohen të ikin”.

Në fakt duhet theksuar se pavarësisht këtij shkrimi të Lubonjës, disa nga mediat më të mëdha në SHBA i kanë kushtuar hapësirë largimit të lojtarëve serbë nga Apolonia.

Ndërkohë Lubonja shkruan se flamurin po e përdorim si një cohë për toreadorët, siç ishte edhe rasti në ndeshjen me Serbinë në Beograd.

“Ndërkaq të mos harrojmë se nga ky vend nuk po ikin vetëm futbollistët serbë të Apolonisë. Në anën tjetër të medaljes me shqiponjë dhe Shqipëri të madhe, ne kemi të gdhendura fytyrat e kriminelëve dhe të vrasësve që kanë kapur shtetin…

Është koha që kush e do sadopak Shqipërinë, të mbajë një vegël pune më shumë se flamurin. Të ruajë fushat e malet dhe lisat e gjatë nga plehrat që hedhim përditë mbi shpinë, të ruajë shoqërinë nga plehrat e krimit që po e mbesin, të bëjë pra punë që e nderojnë këtë vend”, apelon Lubonja./Mapo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit