8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Amerikanët në Pensilvani të shqetësuar nga prania e FETO-s dhe Gülenit

Më të lexuarat

Banorët lokalë në Saylorsburg, në shtetin federal amerikan të Pensilvanisë, gjithnjë e më tepër shprehin shqetësim në lidhje me kampin e organizatës terroriste FETO

 

NEW YORK (AA) – ISLAM DOGRU / DILDAR BAYKAN –

Banorët lokalë në Saylorsburg, në shtetin federal amerikan të Pensilvanisë, gjithnjë e më tepër shprehin shqetësim në lidhje me kampin e organizatës terroriste FETO, shkruan Anadolu Agency (AA).

Gazeta e përditshme lokale e Pensilvanisë “The Press” publikoi një tekst ku flitet për problemin dhe shqetësimin në rritje të banorëve lokal në dhe rreth vendit të vogël Saylorsburg, ku organizata terroriste FETO ka kampin e saj dhe ku jeton udhëheqësi i FETO-s, Fetullah Gülen.

Artikulli i publikuar thotë se popullata është e shqetësuar në lidhje me infiltrimin e FETO-s në universitetet dhe kishat lokale dhe janë transmetuar pyetjet e banorëve, si “pse FETO merr pjesë në takimet e kishës sonë dhe pse vijnë në meshë?”. Sipas gazetave lokale, shumë banorë gjithashtu ngrenë pyetje nëse fëmijëve të tyre në shkolla u prezantohen veprat e Gülenit.

Si një shqetësim i veçantë i popullatës lokale, është fakti, se për kampin e FETO-s përshkruhet si një rajon ku “askush nuk ka qasje përveç personave të autorizuar”.

“Kemi frikë se do të marrin plotësisht kontrollin e këtij rajoni, kohët e fundit ata kanë blerë një numër të madh të shtëpive në afërsi”, “me vite kemi dëgjuar të shtëna armësh brenda kampit. Unë jam i frikësuar për familjen time”, “Si një nënë e tre fëmijëve, jam e shqetësuar në lidhje me ekzistencën e një kampi të tillë. Pse u nevojiten roje të armatosura të sigurimit nëse e mbrojnë vetëm një njeri fetar?”, janë vetëm disa nga deklaratat e banorëve lokalë.

Artikulli gjithashtu ofron informacione se kush është në të vërtetë Fetullah Gülen dhe në faqen e saj të internetit kanë publikuar filmime dhe tekste rreth institucioneve arsimore të FETO-s që veprojnë në vend.

“The Press” publikoi një tekst të enjten e kaluar mbi institucionet arsimore në SHBA që veprojnë nën ombrellën e FETO-s. Më tej potencohet se përmes mjeteve të cilat mblidhen nga institucionet në fjalë themlohen fondacione, qendra kulturore dhe organizata të tjera joqeveritare, nëpërmjet të cilave FETO zgjeron rrjetin e aktiviteteve të saj. Po ashtu është theksuar se FETO shpesh bën veprime që nuk janë në përputhje me ligjet e SHBA-së.

“FETO është formuar mbi një ideologji të rrezikshme”, thekson teksti.

John Favero nga SHBA, i cili jeton në rajonin Wind Gap pranë Saylorsburg, për AA tha se ishte i kënaqur që pati mundësinë për të lexuar artikullin, duke vënë në dukje se edhe pse jeton aty pranë nuk kishte njohuri për faktin se ka një kamp të tillë.

Favere thekson se ishte i befasuar nga informacioni se njerëzit që qëndrojnë atje mbrohen nga pjesëtarë të armatosur të sigurimit.

Një sipërmarrës turk i cili për 30 vjet jeton dhe punon në Pensilvani, Murat Guzel, gjithashtu foli për reagimet e popullatës lokale për praninë e FETO-s në këtë rajon.

Ai theksoi se zyrtarët lokal ishin të shqetësuar për kampin e FETO-s dhe se një numër i madh i tyre iu drejtuan pikërisht atij, për shkak të origjinës së tij turke dhe se është aktiv në politikën lokale.

Guzel shtoi se FETO në fillim kishte marrëdhënie të caktuara fqinjësore me mjedisin, dhe se turqit që jetojnë atje kanë dërguar fëmijët e tyre në shkollat e tyre, në mënyrë që të mos harrojnë identitetin e tyre.

“Me kalimin e kohës, FETO, e cila u prezantua se është në shërbim të popullit, u forcua dhe u bë një kuti misterioze. Pastaj ata filluan të shfrytëzojnë njerëzit për qëllimet e tyre. Pas ngjarjeve të 17 dhjetorit në Turqi, si objektiv të tyre kryesor vendosën propagandën kundër Turqisë. Ashtu si turqit largoheshin nga FETO, po ashtu edhe popullsia lokale largohej prej tyre dhe kështu përfunduan edhe marrëdhëniet fqinjësore”, tha Guzel.

Organizata terrroriste FETO (strukturat e shtetit paralel) në vitet e ’70-ta filloi të inflitrojë ithtarët e saj në institucionet e sigurisë së Turqisë, ashtu që në vitet e ’80-ta të forcojë dukshëm piramidën e saj brenda këtyre institucioneve dhe në fund më 15 korrik të vitit 2016 kreu tentimin e pasukseshëm të grusht shtetit me qëllim të rrënimit të rendit kushtetues dhe përmbysjen e qeverisë turke të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Gjatë komplotit ushtarak në Turqi të paktën 251 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën. Organet kompetente turke kanë filluar një luftë në shkallë të gjerë kundër kësaj organizate terroriste me në krye Fetullah Gülenin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit