12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

LSDM shpalos pretendimet e reja rreth përgjimeve të bisedave telefonike

Më të lexuarat

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, shpalosi materiale të reja nga bisedat e përgjuara telefonike, të cilat siç pretendon ai, janë mes funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, kryesisht për rastet e Hagës.
 
 
Lideri i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, shpalosi materiale të reja nga bisedat e përgjuara telefonike, të cilat siç pretendon ai, janë mes funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, kryesisht për rastet e Hagës, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në bisedat e para të publikuar, sipas liderit Zaev, protagonist është kryeministri Nikolla Gruevski, i cili dëgjohet duke biseduar me bashkëpunëtorët e tij për rastet e Hagës, me ç’rast ideja për amnistimin e funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)  nga lideri i VMRO-DPMNE-së pranohet, madje urdhërohet që të punohet në implementimin e tërësishëm të saj.
 
Në bisedat e radhës, siç pretendon Zaev, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ministri i Financave, Zoran Stavrevski, dëgjohen se si të dy i hidhërohen kryeminstrit Gruevski për lëshimin pe për rastet e Hagës. Ndërsa më tej përsëri dëgjohet një zë femre, e cila sipas Zaevit është ministrja Jankulloska, duke diskutuar me kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanoski se si ta pengojnë amnistimin e ish-ushtarëve të UÇK-së, ose funksionarëve të BDI-së.
 
Në një bisedë tjetër, poashtu protagonistë janë Jankulloska dhe Trajkoski, të cilët dëgjohen duke biseduar se është nënshkruar vendimi i kryeministrit Gruevski për amnistimin e ish-ushtarëve të UÇK-së për rastin e Hagës, si dhe dëgjohet zëri, që siç pretendon Zaev është Jankulloska, duke i quajtur shqiptarët “indianë”.
 
Ndërkohë, në një bisedë tjetër dëgjohen ministri Stavrevski dhe ministrja Jankulloska, të cilët janë kundër vendimit për amnistimin e rastit të Hagës, ndërsa nga ana tjetër, siç pretendon Zaev, dëgjohet kryeministri Gruevski duke e porositur një bashkëpunëtor të tij që t’i ftojë të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së menjëher të vijnë në Parlament dhe të votojnë për të kaluar vendimi për amnistimin e rastit të Hagës, pasi që nuk ka kuorum.
 
Sipas liderit Zaev, kryeministri Gruevski dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për të përforcuar koalicionin qeveritar janë dakorduar për amnistimin e rasteve të Hagës.
 
Aktivitetet e fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ai i vlerësoi si kërkesë të fundit për të shpëtuar lëkurën e tyre. “Nëse Kumanova kërkon të bëhet kryeqytet i Maqedonisë, Gruevski do të pranojë menjëherë vetëm që mos të përballet me të tjerë, përveç nesh. Kjo tregon fundin e kësaj Qeverie”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit