6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Lorik Cana: Jam besimtar mysliman dhe falem

Më të lexuarat

Legjenda e Shqipërisë, Lorik Cana iu ka përgjigjur shumë pyetjeve të fansave të tij në Instagram.

Njëra nga pyetjet ishte nëse është besimtar dhe e praktikon fejën islame. Cana deklaroi se falet por jo rregullisht ndërsa nesër do të shkoj në xhuma. “Jam besimtar, falem, pak me mungesa, por falem, nesër është e xhuma dhe do shkoj në xhami”. “Kur e kam takuar gruan ajo nuk besonte te Zoti, por kam arritur ta bindi se Zoti është i Madh dhe tani ajo beson. E rëndësishme është se tani ajo beson te Zoti”, deklaroi Cana.

Në fund gjakovari ka treguar edhe pse nuk është bërë ndihmës trajner te Shqipëria dhe ndeshjen lamtumirës me Kombëtaren. “Nuk jam bërë zëvendës trajner i Shqipërisë se kam pasur nevojë për pushim. Jam duke menduar për ndeshjen e lamtumirës, besoj do bëhet gjatë 2017”, përfundoi Loriku.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit