5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Londra bie nga “froni”, qendra botërore e biznesit bëhet një tjetër qytet

Më të lexuarat

Nju Jorku ka kaluar Londrën si kryeqyteti i financave globale sipas një kompanie që bën hulumtime të investimeve.

Duff & Phelps është kompania që ka lëshuar këtë raport.

Raporti thotë që zyrtarët e lartë të financave në botë fajësojnë Brexitin për mos qartësinë që e kaplon ekonominë e Britanisë së Madhe.

Në këtë listë 54% e financierëve me përvojë botërore thanë që Nju Jorku ka tani primatin sa i përket investimeve botërore. Kjo është një rritje prej 10% sa ishte para dy viteve, ndëra Londra ka vazhduar rënien. Në vend të tretë është Hong Kongu si qendër financiare aziatike.

“Brexiti ka vënë një hije mbi ekonominë e Mbretësrisë së bashkuar, kjo ka ka bërë që të eskalojë në një krizë të investimeve”, thuhet në raportin e Duff & Phelps.

Kriza e Britanisë ka vazhduar pas dorëheqjes së kryeministres Theresa May.

Bashkimi Evropian ka thënë të martën se nuk do negociojë marrëveshjen e Brexitit që May e kishte pranuar.

Tani për tani nuk dihet fati i Brexitit pasi që ka zëra të shtuara nga liderët e Britanisë që mund të ketë një referendum të dytë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit