6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Londër, ndalet një aeroplan i paidentifikuar

Më të lexuarat

Autoritetet britanike njoftuan të mërkurën se kanë dhënë urdhër për fluturim të një aeroplani luftarak mbi Londër, për ta ndërprerë fluturimin e një aeroplani komercial misterioz, i cili fluturonte brenda hapësirës së ndaluar ajrore.
Ndërhyrja u bë në momentin kur nuk kishte komunikim të aeroplanit komercial me shërbimin e kontrollit të trafikut ajror dhe nuk mund të bëhej identifikimi i menjëhershëm i tij.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se incidenti përfundoi pasi u vendos komunikimi, ndërsa aeroplani komercial u identifikua si jo i rrezikshëm.

Për shkak të mbajtjes së lojërave olimpike në kryeqytetin britanik nga data 27 korrik, siguria në Britani dhe veçmas rreth Londrës është shtuar dukshëm nga droja e aksioneve të grupeve terroriste. Për mbarvajtjen e lojërave janë angazhuar rreth 17 mijë trupa, ushtarë, policë, dhe kompani private të sigurisë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit