7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Lojtari rrëfen vuajtjet në ekipin shqiptar: Më lanë të ecja një orë në shi

Më të lexuarat

Nuk kanë të mbaruara hallet në kampionatin shqiptar të futbollit.

Së fundmi është Gideon Oforo Ofei, ish-lojtar i ekipit të Bylisit i cili ka paditur ish-ekipin e tij për keqtrajtim në Federatën Ganeze të Futbollit.

E cila së shpejti do ti drejtohet FIFA-s për trajtimin sipas tyre skandaloz që ekipi shqiptar i ka bërë lojtarit ganez.

Ajo që e bën më të dhimbshme historinë e ganezit është dëshmia e tij se si e kanë keqtrajtuar në ekipin shqiptar.

Sipas “Telesport”, 20 vjeçari ka akuzuar ekipin e Bylis se e nuk e ka paguar për tre muaj, si edhe e ka përzënë nga seancat stërvitore dhe hoteli që klubi kishte zgjedhur për ta strehuar.

“Për një muaj rresht kam kaluar shumë net pa gjumë. Një ditë binte shi dhe trajneri tha që nuk do zhvillonim stërvitje. Kur mbërrita në shtëpi, klubi më telefonoi dhe presidenti më gjobiti sepse mungova në stërvitje. Autobusi i ekipit nuk erdhi të më merrte dhe m’u desh të ecja një orë në këmbë, për të mbërritur te fusha e stërvitjes.”

Më tej dëshmia e ganezit vazhdon

“Nuk është njerëzore të braktisesh kështu. Kur fola me nënën time në Skype, ajo nisi të qante. Më tha që t’u lutesha të më blinin një biletë avioni dhe të më nisnin për në shtëpi“.

Gideon Oforo Ofei, mbërriti në Shqipëri verën e kaluar për llogari të ekipit Tiranës.

Ai luajti me ekipin kryeqytetas, vetëm 1 ndeshje, më pas u huazua te Bylisi deri në fund të sezonit aktual.

Nëse Federata Ganeze e Futbollit, e dërgon në FIFA, ankesën e lojtarit të tyre, atëherë ky do të ishte një telash shumë i madh për ekipin shqiptar.

Bylis mund të marrë një dënim shembullor, që mund ti rëndojë shumë në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit