7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Lojërat Mario nuk publikohen shumë shpesh

Më të lexuarat

Maskota e Nintendos, Mario, është paraqitur në lojëra të shumta dhe publikimi i dy titujve ‘New Super Mario Bros‘ në të njëjtin vit ka drejtuar tek një pyetje, nëse ndërmarrja është duke publikuar lojërat Mario shumë shpesh.

Kryetari i ndërmarrjes Satoru Iwata iu është përgjigjur pyetjeve, duke thënë se shpeshtësia e publikimit është gjë e drejtë.
Punimi për dy titujt Mario në të njëjtën kohë si dhe përpjekja për t’i mbajtur të ndryshëm nga njëri-tjetri, ka qenë një sfidë më vete për kompaninë dhe Iwata tregoi se kjo gjendje është e pazakontë për ndërmarrjen.
“Ne krijojmë vetëm një titull New Super Mario Bros për platformë [në të njëjtë kohë],” tha ai dhe shpreson që të vazhdojnë kështu. “Mendoj se do të vazhdojmë në atë ritëm.”
Ai pranoi që e ardhmja e serive Mario nuk është faktor ndikues në marrjen e vendimit të tij, duke shtuar se “kjo është mbase zgjedhja e Miyamotos (krijuesit të serive Shigeru), kështu që unë nuk mund të jap 100% garanci që ky është ritmi me të cilin do të vazhdojmë”./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit