9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lojërat e fatit do të mbyllen më së largu në maj

Më të lexuarat

Shfuqizimi i ligjit për lojërat e fatit pritet që nesër të dërgohet tek presidenti Hashim Thaçi nga krye parlamentari Kadri Veseli, për tu dekretuar. Ndërkaq nga KDI u bë e ditur se muaji maj do t’i gjej të mbyllura të gjitha lojërat e fatit.

Ka kaluar një javë prej kur shfuqizimi i ligjit për lojërat e fatit u miratua në Kuvend. Ndërkaq në ditën e tetë sa parashihet me ligj do të dërgohet për tu dekretuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi prej kryetari të Kuvendit të Kosovës, bën të ditur Artan Murati nga KDI.

“Fillimisht ai Ligj do të nënshkruhet nga Kryetari i Kuvendit në një afat prej tetë ditësh, pastaj i njëjti shkon për dekretim te Presidenti. Presidenti ka një afat tjetër prej 15 ditësh që mund ta nënshkruaj Ligjin apo ta kthejë nëse ka ndonjë shkelje kushtetuese ose ligjore. Kujtojmë Presidenti deri tani ka kthyer dy ligje, Ligjin për Shoqëritë Tregtare dhe Ligjin për OJQ”, tha për RTV Dukagjinin, Artan Murati.

E gjithë kjo procedurë do të zgjasë më së largu deri në fund të muajit prill, shtoi Murati, që rrjedhimisht nënkupton se muaji maj i këtij viti do t’i gjej të mbyllura të gjitha lojërat e fatit.

“Nëse nuk ka ndonjë ankesë, Presidenti mund ta nënshkruaj këtë Projektligj. Nga momenti i nënshkrimit dhe shpalljes në gazetën zyrtare, atëherë projektligji hynë në fuqi dhe shndërrohet në ligj dhe ka karakter obligativ. Duke marrë parasysh këto afate kohore, më së largu fundi i prillit e zë Kosovën me ligj që ndalon lojërat e fatit”, tha më tej Artan Murati.

Edhe nga zyra e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, u bë e ditur se të premten e 5 prillit do të dërgohet shkresa e nënshkruar nga ky i fundit tek presidenti Thaçi.

Vendimi i shfuqizimit të lojërave të fatit erdhi pas dy vrasjeve që ndodhën pikërisht në këto të fundit./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit