13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Lojë luftrash, Rusia përgatitet të testojë jetën pa internet

Më të lexuarat

Qeveria ruse po sponsorizon ndërtimin e një rrjeti të brendshëm interneti, që do të përdoret në rast të shpërthimit të luftës kibernetike. Me këtë rast vendi do të zhvillojë të ashtuquajturën manovër kibernetike, që synon shkëputjen shkurtimisht nga rrjeti ndërkombëtar. Kjo lëvizje ndodh pasi më herët NATO-ja dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë kërcënuar me sanksione Moskën për shkak të sulmeve dhe ndërhyrjeve në internet.

Rusia po planifikon të shkëputet shkurtimisht nga interneti si pjesë e një plani përgatitor në rast se shpërthen lufta kibernetike.

Manovra e pazakontë parashikon që të dhënat që transmetohen midis qytetarëve rusë dhe organizatave të qëndrojnë brenda vendit dhe të mos kalojnë transit nëpërmjet rrjetit ndërkombëtar.

Parlamenti rus i kaloi vitin e kaluar ndryshimet e kërkuara ligjore që autorizojnë kryerjen e kësaj manovre.

Ajo parashikohet të realizohet përpara 1 prillit, por deri tani nuk dihet data e saktë.

Ligji i quajtur “Programi kombëtar i ekonomisë dixhitale”, u kërkon ofruesve të internetit të Rusisë që të ruajnë funksionimin normal të rrjetit të brendshëm, në rast se fuqitë e huaja do të përpiqeshin ta izolonin vendin në hapësirë kibernetike.

Këto përgatitje të Rusisë në rast të një lufte kibernetike, vijnë pasi më herët NATO-ja dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë kërcënuar me sanksione Moskën për shkak të sulmeve dhe ndërhyrjeve në internet.

Masat e parashikuara në ligji rus përcaktojnë ndërtimin e një “sistemi të brendshëm adrese rrjeti”, i njohur si DNS, në mënyrë që të jetë operativ në rast të shkëputjes së lidhjeve me serverët ndërkombëtarë.

Aktualisht, 12 organizata mbikëqyrin serverët DNS, por asnjë prej tyre nuk e ka bazën në Rusi.

Kompanitë ruse të internetit e kanë mbështetur nismën e qeverisë, por shtojnë se kjo nismë do të shkaktojë “ndërprerje të mëdha” dhe kaos të trafikut rus të internetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit