6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Liverpool dëshiron Shaqirin

Më të lexuarat

Liverpool këtë verë tashmë ka përforcuar skuadrën me Fabinho nga Monaco dhe Naby Keite nga RB Leipzig

 

LIVERPOOL (AA) – Klubi futbollistik anglez Liverpool, sipas pretendimeve të mediave britanike, dëshiron të sjellë lojtarin e kombëtares së Zvicrës, me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri nga Stoke City. Për këtë udhëheqësia e “redsave” është e gatshme të aktivizojë klauzolën e blerjes e cila besohet se është mbi 14 milionë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shaqiri mbrojti ngjyrat e kombëtares zvicerane në Botërorin “Rusi 2018” e cila u eliminua nga Suedia në 1/8 e finales ndërsa garën e përfundoi me një gol të shënuar.

Këmbëshpejti 26 vjeçar në Stoke arriti në vitin 2015 nga Interi për shifrën rekorde në transferet e klubit prej 13.5 milionë euro. Sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i Stoke me 8 gola të shënuar, skuadër e cila ra nga Premier Liga. Në qershor shprehu dëshirën që të largohet nga klubi dhe të angazhohet në ndonjërin nga klubet e Premier Ligës.

Liverpool këtë verë tashmë ka përforcuar skuadrën me Fabinho nga Monaco dhe Naby Keite nga RB Leipzig.

Shaqiri karrierën e filloi në Basel, nga i cili në vitin 2012 kaloi në Bayern të Mynihut, nga ku kaloi në Itali dhe më pas në Angli. Për Stoke City ka luajtur 92 ndeshje dhe ka shënuar 15 gola. Ndërsa për kombëtaren zvicerane ka luajtur 74 ndeshje dhe ka shënuar 21 gola.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit