12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Liverpool 3-0 Bournemouth: Notat e lojtarëve, Salah më i miri

Më të lexuarat

Liverpooli fitoi në Ligën Premier ndaj Bournemouthit me rezultat 3-0.

Për Reds shënuan Sadio Mane (24′), Georginio Wijnaldum (34′) dhe Mohamed Salah (48′).

Më i miri ishte Salah, ndërsa përveç dy golashënuesve tjerë me notë të lartë u vlerësuan edhe Roberto Firmino, Joel Matip, Naby Keita dhe Andrew Robertson.

Georginio Wijnaldum duke festuar golin ndaj Bournemouthit me Sadio Manen dhe Naby Keitan (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Më i miri te mysafirët ishte mbrojtësi Diego Rico, ndërsa paraqitje të mirë arrit të bëjë edhe mesfushori Ryan Fraser.

Ndërsa një nga lojtarët që dëshpëroi te Bournemouthi ishte ish-Redsi, Jordon Ibe, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Liverpool:

Bournemouth:

Vlen të theksohet se Xherdan Shaqiri në këtë ndeshje nuk ishte as në bankën rezervë për shkak të një çrregullimi abdominal.

Në xhiron e ardhshme skuadra e Klopp do të luajë kundër Manchester Unitedit, ndërsa Bournemouthi ndaj Wolverhampton Wanderers.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit