10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Lista Serbe pret instruksionet nga Beogradi për çështjen e Presidentit

Më të lexuarat

Ende nuk dihet nëse Lista Serbe do të mbështesë ndonjërin nga kandidatët për President të Kosovës, apo do të dalin me një propozim të tyre.Ministri i Adiministrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë (MAPL), Lubomir Mariq, në një intervistë në televizionin publik të Serbisë (RTS), ka thënë se po e shqyrtojnë gjithë situatën në terren dhe, më pas do të konsultohen edhe me qeverinë serbe.

Ai ka thënë se janë duke biseduar edhe me kolegët e tyre në Kosovë, por edhe me Bashkësinë Ndërkombëtare lidhur me atë se cilin prej kandidatëve do ta mbështesin, transmeton lajmi.net.

Mariq ka bërë të ditur se këtë vendim do ta marrin pas një takimi të përbashkët me përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë.

I pyetur nëse do ta mbështesin kandidaturën e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit për president, ai këtë e ka lidhur edhe me themelimin e Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit