6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Lista Serbe merr vendim këtë javë

Më të lexuarat

Vendimi final rreth kthimit të Listës Serbe në institucionet kosovare do të merret pas konsultimeve që kjo parti do të ketë me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.
Këto konsultime do të mbahen këtë javë.

Zëvendëskryeministri kosovar, Branimir Stojanoviq, ka thënë se në takim me Vuçiqin do të jenë të gjithë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, kryesisht kryetarët e komunave, deputetët në parlamentin kosovar dhe përfaqësuesit në qeverinë kosovare.

Pas këtij takimi do të diskutohet nëse serbët do të vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë në Prishtinë.
Duke folur për gazetën ‘Jedinstvo’, Stojanoviq ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave serbe është prioriteti kryesor i këtij viti.

“Ashtu si do të definohet Asociacioni, ashtu do të definohen edhe jeta jonë gjatë dekadave të ardhshme”, ka thënë Stojanoviq.

Sipas zëvendëskryeministrit serb në qeverinë e Kosovës, përfaqësuesit e Listës Serbe do të jenë partner të mirë në marrjen e vendimeve, por nuk do të heshtin kur të shkelen të drejtat e tyre, diçka që sipas Stojanoviqit, ka ndodhur shpesh./kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit