1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Lirohen edhe hoxhallarët tjerë të akuzuar për terrorizëm! Pse lajmi i tyre lihet në heshtje?

Më të lexuarat

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.05.2018.

Me anë të këtij aktgjykimi, të akuzuarit B. R., I. B., E. G., M. M. dhe F. R., janë liruar nga akuza dhe atë B. R. dhe I. B., për shkak të veprës penale, për secilën veç e veç, “Shtytja në kryerjen e veprës terroriste” nga neni 141 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Të akuzuarit E. G. dhe M. M., për shkak të veprës penale, për secilin veç e veç, “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar etnik” nga neni 147 par. 2 lidhur me par. 1 të këtij kodi, si dhe i akuzuari F.R., për shkak të veprës penale “Thirrje për rezistencë” nga neni 411 par. 1 i të njëjti ligj, me arsyetim se me provat e procedura në shqyrtimin gjyqësor nuk është vërtetuar se në veprimet e të akuzuarve përmbushën elementet e veprave penale në fjalë”, thotë Gjykata e Apelit e Kosovës në njoftimin për media.

Gjykata e Apelit, pasi ka shqyrtuar ankesat e prokurorisë, por edhe sipas detyrës zyrtare, konstaton se aktgjykimi i shkallës së parë nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, dhe se në mënyrë të drejtë dhe të plotë është vërtetuar gjendja faktike.

Por ky lajm lihet me inicialet e këtyre njerëzve, ndërsa kur u arrestuan të gjithë këtë imam i nxorrën me emër e fotografi, por sot ndodh krejt kundër!

E.G është hoxha Enes Goga nga Peja.

M.M është hoxha Mazllum Mazllumi nga Prizreni.

B.R është hoxha Bedri Robaj nga Malisheva

I.B është hoxhë i komunitetit boshnjak.

F.R është Fuad Ramiqi nga partia LISBA.

Dhe me këtë i jepet fund spekulimit se hoxhallarët janë terroristë apo se kanë nxitur dikë për vepra të tilla. Ndërsa arrestimi i tyre ishte një spekulim i madh dhe për çështje politik. Ka qenë një ndër ngjarjet më të mbuluara mediale, ndërsa kur sot vërtetohet pastërtia e tyre lajmi i tyre gjendet vetëm në cepe diku të mediave. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit