12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Liria Perendimore | Iluzioni Medial

Më të lexuarat

 

Gjatë dekadave të fundit, mediat perendimore e kanë prodhuar nje iluzion, dhe i është bërë publicitet brenda dhe jasht shoqërisë perendimore, se liria personale, liria e botimit, qarkullimi i informacionit është një e drejtë e shenjtë, e që askush nuk guxon ta cenojë.
Statuja e Lirisë, e vendosur ne Nju York konsiderohet simbol eksplicit që e promovon lirinë e plotë të ideve, botkuptimeve, besimeve, sjelljeve .. tek popujt perendimorë. Është sforcu kjo ide dhe është vu në spikamë në vazhdimësi, deri sa, është ngulitur tek njerëzit, se përfundimisht vendet perendimore, “pa dyshim”, janë vende të lirisë.

Këto toka ideale jane ëndërr e shumicës së atyre që dëshirojnë ta shijojnë këtë liri përallore “iluministe”. Për këtë arsye shumë turma të njerëzve të përkatësive të ndryshme fetare dhe etnike shpejtuan me aplikacionet në dorë drejt zyreve të emigrimit. Ky trend i emigrimit në vazhdimësi është në ngritje.
Është fakt se, në suksesin e kësaj ideje ka ndikuar dukshëm mikëpritja juridike dhe materiale e disa vendeve perendimore shprehur ndaj refugjatëve të vendeve Islame dhe arabe, sidomos të vendeve të botës së tretë që e kundershtuan diktaturën vendore ose që ndiqeshin nga qeveritë e tyre. N’këtë rast vendet perendimore, posaqërisht Britania e Madhe është bërë vend-strehim i shumë të përndjekurve. Kjo gjithashtu ka ndikuar dukshëm që njerëzve të tillë t’u shtohet besimi në këtë lirinë fantazmë.
Gjëja që t’bënë për t’u habitë shumë është se të gjitha qeveritë diktatoriale në botën e tretë kanë lidhje të ngushta politike dhe ekonomike me sistemet perendimore që e promovojnë këtë liri. Shumë vende afrikane janë të zhytura në moçalet e diktaturës, ato regjime funksionojnë kryekput si kukulla të Francës. Shumë vende tjera s’guxojnë ta bëjnë as edhe të vetmën lëvizje shtetërore pa “bekimin” e Amerikës, Britanisë, Rusisë, Kinës. Mikëpritja e disa të përndjekurve nga regjimet e tyre është një vendim strategjik i vendeve perendimore, me qëllim amnsetimin e tyre ledhatues, dhe pergaditjen e tyre të matutjshëm si kuadro alternativë zëvendësues, që në rastë se regjimet diktatoriale nuk ua realizojnë objektivat, vendimet dhe politikat e tyre, të zëvendësohen me automatizëm nga këto kuadro të trushpërlarë kulturalisht dhe politikisht.
Nuk mund të mohohet ekzistimi i një mase të lirisë individuale në botën oksidentale, por ajo mund të thuhet se ka pas impakt në atë lirinë që quhet liria seksuale, ku individit iu lejohet ta zgjedh të drejtën për ta përcaktuar orientimin seksual dhe relacionet me gjinitë – e që në botën orientale kjo përaktohet me legjislacionin moral hyjnorë. Gjithashtu në sferën e ekonomisë, pretendohet se ka liri, mirëpo në realitet në vete përmbanë vija të kuqe ku nuk lejohet të tejkalohen, d.m.th. një sistem i bazuar në kredimarrje dhe dhënje.

Kjo liri e fabrikuar e rremë, ky pretendim falso bie në fund të pusit nëse shkilet interesi i tyre kombëtarë. Në aso raste, nuk ka as liri e as insanllak brenda për brenda shtetit, as karshi individit e as karshi ndonjë shteti “mik” nëse këto interesa cenohen. Shembull më i mirë që e mbështetë këtë që po e them është rasti i kryeministrit Devid Kameron, kur ai fliste për sigurinë kombëtare, ku pat thënë në një rast kështu: “..mos më flisni për të drejtat e njeriut..”, ai këtë e ka thënë më qartë: “..nëse qytetari zbret për të demostruar dhe hudhet prej trotuarit në rrugë, mos më flisni për të drejtat e njeriut! ..”.
E njëjta skenë ndodhi në SHBA karshi protestuesve të Wall Street, u goditen dhe u zvarritën brutalisht nëpër rrugë, pasi që ua cenuan interesat e koorporuesve.
Të tilla raste dëshmojnë fuqishëm se shenjtëria e të drejtave të njeriut është vetëm nje insinuatë, instrument shtetërorë që përdoret sa here që iu nevojitet në politikat e tyre të brendshme dhe të jashtme, sa për t’luajtur me fatet dhe ndjenjat e popullit të tyre dhe popujve të tjerë. Nëse interesat e tyre shkelen, të drejtat e njeriut nuk konsiderohen dhe as që eksiztojnë.
Ku janë të drejtat e njeriut në burgun misterioz, në burgun e torturave dhe të mizorive “Guantanamo”?! I cili mbanë të burgosur të pafajshëm dhe të cilët nuk janë gjykuar – lëndët e tyre janë jotransparent?!
Ku janë të drejtat e njeriut në burgun e Irakut “Ebu Garib”. Në raportet e organizatës ndërkombëtare Amnesty International të datës 07/05/2003 thuhet se në atë burg ka shumë lloje të keqtrajtimeve, rrahje, keqtrajtim të organeve gjenitale dhe gjymtyrëve, goditje elektrike, privim nga gjumi dhe detyrim për të qëndruar gjatë në këmbë. Gjithashtu e tërë bota i ka parë fotografitë e të burgosurve lakuriq, të keqtrajtuar seksualisht dhe në anën tjetër abuzuesit duke të buzëqeshur, janë publikuar më shumë se 1000 fotografi në internet.
Ku janë të drejtat e njeriut gjithashtu në burgun e Avganistanit “Bagram”, një kopije e burgut famëkeq “Guantanamo”, i cili i mbanë më shumë se 3000 Afganistanez pa ndonjë krim, vetëm se rezistojnë me okupatorin! Sipas legjislacionit Islam rezistencat e tilla konsiderohen obligative dhe veprim i duhur për ta mbrojtur pragun, pasurinë, moralin e atdheut nga pushtuesi.
Ku është liria e medias, botimit dhe krijimtarisë ne rastin e Pensilvanisë të vitit 1992, ku kryatri aso kohe shprehu qëndrim të ashpër ndaj librit komik, qe në vete e përmbante një karikaturë të statusë së lirisë, ku ne vend të flakadanit e kishte vendosur kokën e një indiani duke rrjedhë gjak dhe në dorën tjetër në vend të kushtetutës amerikane kishte vizatuar shpatën të lyer me gjak. Kryetari aso kohe mori vendim që ta parandaloj shitjen dhe qarkullimin e librit në treg si dhe e largoj nga bibliotekat dhe shkollat publike! Eh, kjo është liria e promovuar dhe e lavdëruar tej mase.
Janë shpikë shumë artikulime të reja mediale, sidomos gjatë luftërave të fundit nga ana e SHBA-së, që i japin fund mitit të lirisë së shenjtëruar nga vet ata. Artikulime të llojit që e vendosin interesin e tyre para lirisë së rremë.
Në mesin e atyre artikulimeve ishte p.sh. “interesi kombëtar përpara lirisë së shtypit” dhe “e vërteta i takon çështjes kombëtare”, dhe me këtë lë të kuptohet se nuk ka të vërtetë absolute, përveç të vërtetave që janë në shërbim të interesave kombëtare, d.m.th. nuk mirret në konsideratë e vërteta dhe as e drejta e qytetarit nëse kjo nuk i shërben çështjes kombëtare sipas logjikës së politikanëve të këtyre vendeve oksidentale. Me këtë ndryshim strategjik të udhëheqësve oksidental e kanë goditur me një aprokat nokautues lirinë e pretenduar dhe të drejtën e lexuesëve për t’u njohur me të vërtetat e çështjeve të ndryshme dhe definitivisht e ka konfirmuar fuqimisht se liria mediale ka qenë dhe është thjeshtë imagjinatë e supuzuar dhe iluzion i rremë.

Mediat Amerikane janë nën kontrollë të vazhdueshëm dhe të rreptë nga autoritet federale të intelegjencës dhe sigurisë. Lufta në Irak është një shembull konkret i kontrollit të qeverisë në të gjitha mediat. Kësaj lufte ia kanë parapri me një fushatë mediale plot tre vjeçare në të gjitha kanalet e komunikimit dhe në të gjitha nivelet për ta pasqyruar lidershipin Irakian si një strukturë satanike e atij rajoni. E tërë kjo për ta përgaditur terenin brenda shoqërise amerikane, asaj botërore dhe sigurisht që përmes kësaj kampanjeje ta legjitimojnë luftën e tyre të projektuar.
Sabah Jasin ambasadori Irakian flet për monopolizimin e mediave në politikën e lirë amerikane, na bënë me dije se ashtu siq manipulonin shtetet diktatoriale në botën Arabe me anë te mediave e që amblema e tyre ka qenë; “nuk ka asnjë zë mbi zërin e betejës”, amblemë e ngjajshme është përdorë nga një moderatore i njohur në “Fox News”; “dita kur do të filloj lufta kundër Sadam Huseinit ne presim që çdo amerikan ka për t’i mbështetur trupat tona ose do të heshtë, ndërsa këtë të fundit unë e konsideroj armik të çdo amerikani”.

Libri që pati bujë dhe që e shkaktoj zhurmë të madhe me daljen e tij në vitin 2011 dhe që është shitur më së shumti në SHBA potencohen disa të dhëna shokuese në një raport vjetor të nxjerrë nga Institucioni Projekti për Cenzurë në SHBA. Ky projekt përbëhet nga 30 universitete nga e gjithë bota dhe studion përmbajtjen e mediave kryesore në botë. Ky institut çdo vit nxjerrë raporte ku i vë në spikamë informatat e lënë anash nga mediumet e shkruara dhe vizive. Në atë raport që janë përfshirë periudhat e katër presidentëve të SHBA-së (Bush Sr, Bush Jr, Bill Clinton dhe Barack Obama), duke përfshirë n’këtë raport edhe katër kryeministrat Britanez, thuhet se ato media shtetërore dhe disa private ia kanë fshehë botës disa informacione ku do të demaskoheshin planet anti-njerëzore, sidomos lidhur me shfarosjen e më shumë se një milion e gjysmë irakianëve, gjysma e tyre fëmijë, dhe, se ato informacione kanë qenë të mjaftueshme për ta provuar akuzën dhe fajësinë e tyre. Autori ka sjellë poashtu disa informacione faktologjike të fshehura qëllimisht nga mediumet, e që bota nuk ka pas haber, ose sëpaku janë ekzagjeru tepër për t’i realizuar interesat strategjike gjeopolitike administrata e SHBA-së. Shumë detale rreth 9/11 janë fshehur qëllimisht nga mediumet, si bllokimi i lajmeve në lidhje me gjetjen e eksplozivëve në qendrën tregtare apo edhe arsyen e rrëzimit të ndërtesës Nr. 7 e cila nuk është sulmuar nga aeroplanët. Lajmet në lidhje me luftën e Irakut, duke përfshirë këtu goditjen e irakianëve nga rrezatimi i dëmshëm nga përdorimi i uraniumit. Raportet bëjnë me dije se çdo i katërti fëmijë irakian lind me të meta fizike dhe psiqike, për shkak të ekspozimit ndaj këtij rrezatimi. Përfshirë këtu edhe luftën ndaj Afganistanit, ndotjen e ujit të pijshëm në zonat e goditura me uranium, dhe, vrasja e 1 milion afganistanezëve, e shumë e shumë lajme të tjera të fshehura qëllimisht.
Prej lajmeve skandaloze që si piksynim ka pasur manipulimin e masave dhe si synim kryesorë në fund të ditës të dalin përfitues koorporatat amerikanë ka qenë edhe lajmi në lidhje me gripin e shpezëve dhe të derrit, i cili e ka arritë qëllimin, ka sjellë përfitime të mëdha, normalisht duke shitur barëra të deponuara nga koorporatat amerikane.
Kontrolli medial nga federalet e SHBA-së nuk përfundon vetëm në gazeta dhe kanale televizive, ka depërtuar edhe më thellë, edhe në jetën private të individëve dhe duke ua prekur sekretet përmes abonimeve në internet. SHBA ua kanë lejuar vetvetës të drejtën për të pasur qasje në këto informata, duke shkelur ligjin për të drejtën e privatësisë me anë të miratimit të një ligji të quajtur; “Ndihma e komunikimit për ta zbatuar ligjin”, me anë të të cilit u lejohet autoriteteve federale të SHBA-së për të spiunuar në rrjetet sociale si p.sh.; Facebook, Twitter, Google Plus …etj. Nuk iu ka mjaftu me kaq, ata ia kanë dhënë të drejtën vetvetës t’i përgjojnë bisedat audio dhe të shkruara, si në faqet Microsoft, Yahoo, Skype ..etj. Krejt këto lejesa pas një periudhe të gjatë të përgjimit të paisjeve mobile nga byroja federale për hetime!
Pas të gjitha këtyre shkeljeve të lirisë individuale dhe të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë SHBA-së, brenda vendeve oksidentale në përgjithësi, a mund të themi dhe të pretendojmë që ka një prani të theksueshme të shenjtërisë se ashtuquajtur liri individuale?

Ky pretendim falso dhe iluzionarë është projektuar që në start vetëm dhe vetëm sa për t’justifikuar ndërhyrjet e tyre në punët e individëve, shoqërive dhe shteteve, d.m.th. nën hijën e iluzionit të quajtur; përkrahje të të drejtave dhe lirive në botë.

E kanë bërë dhe e bëjnë sa për t’i justifkuar pozicionet e tyre brenda shoqërisë së tyre, për ta legjitimuar sulmin e tyre ndaj shenjtërive të të tjerëve, dhe së fundi here sipas tyre duke u argumentuar se ata nuk mund ta cenojnë lirinë e qytetarve të vet për ta larguar filmin famëkeq ndaj Pejgamberit alejhi selam, ndërsa, çfarë absurditeti, çuditërisht, gjykata franceze nxjerrë ligj që e dënon individin apo shoqërinë komerciale që publikon foto imazhe erotike të gruas së princit William!
Ah, e mjera ti liri.. shumë krime janë realizu nën hijën e emrit tënd.

Nga Arabishtja: Burim Dalipi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit