7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Lindsay Lohan nuk është konvertuar në Islam

Më të lexuarat

Nëna e aktores së njohur Lindsay Lohan ka përgënjeshtruar zërat se vajza e saj është konvertuar në Islam, pasi ajo ka fshirë të gjitha postimet e saj në Instagram dhe në murin e saj ka vendosur “Alaikum Salam” (“Paqja mbi ju”).

Por nëna e saj, Dina Lohan, konfirmoi që Lindsay thjeshtë është duke bërë një pushim nga rrjetet sociale.

Ndryshimi i statusit nga ana e saj mund të jetë vetëm një reflektim i respektit që ka ajo për Dubain, vendin ku aktorja dhe këngëtarja tani e quan shtëpi, transmeton Koha.net. Mirëpo disa media lanë për të kuptuar për fansat se ajo është konvertuar në Islam dhe ka filluar ta praktikon Islamin.

Në vitin 2015 ajo ishte fotografuar me një kopje të Kuranit, ndërsa së fundmi ajo është fotografuar e mbuluar me shami në Turqi.

20170117123527490

Lohan mbrojti vetveten gjatë një prononcimi në një shou televiziv turk, “Haber Turk”, duke thënë se “isha shumë e lumtur për largimin tim nga Amerika dhe që po shkoja në Londër”, pas kësaj ajo tha se “unë jam ndier shumë e pa sigurt në vendin tim. Dhe nëse Islami është ajo çfarë unë dua ta mësoj, kjo është për të mirën time”.

Lohan gjithashtu foli për përvojën e saj duke punuar me refugjatët Sirian ku ajo edhe u paraqit e mbuluar. “Kur një grua ma vendosi shaminë në kokë, unë u ndjeva shumë e nderuar sepse ajo doli nga vetvetja dhe donte që ajo të bëhej pjesë e kulturës time gjë që ajo nuk kishte nevojë ta bënte”, u shpreh Lohan.

“Unë i thash asaj që më pëlqente ngjyra e shamisë dhe ajo ma dhuroi, dhe ndoshta ajo ka pasur dy dhe ma ka dhuruar mua një, nuk ka diçka më shumë në këtë ngjarje”, përfundoi aktorja.

Mos të harrojmë se Lohan kishte një betejë të vështirë me alkoolin dhe substancat narkotike në të kaluarën gjë që ka bërë që ajo shpesh herë t’i nënshtrohet rehabilitimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit