7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Lindja bën gratë më të mençura

Më të lexuarat

Pas një lindjeje, asgjë nuk është si më parë. Koka, zemra, trupi mendimet vërtiten rreth asaj qenieje të vogël që sapo ka dalë në jetë e që kërkon gjithçka nga ty: ushqim, dashuri, ngrohtësi, buzëqeshje. 

Nënat, zakonisht në këtë fazë, që zgjat nga muajt e parë të jetës deri në vitet e para të jetës së fëmijëve, duket sikur nuk kuptojnë më asgjë, janë krejtësisht të dhëna pas një roli të ri që përfshin djepin, hapat e para apo fjalët e para të fëmijës që kanë sjellë në jetë. Duket sikur truri i grave, edhe i atyre që e kanë vuajtur shumë mëmësinë, pëson një metamorfozë psikofizike, që edhe pse flitet shumë, por nuk ka studime të mirëfillta, karakterizohet në shumicën e herëve nga një paragjykim negativ. 

Të burgosurat e një stuhie hormonale, që sipas bindjeve të zakonshme është shumë e vështirë të çlirohen, gratë e bëra nëna bëhen më pak të besueshme për punën (mjafton një temperaturë dhe ikin me vrap në shtëpi pa pyetur për pasojat), më pak të disponueshme drejt bashkëshortëve dhe gjithmonë të zjarrta në debatet çerdhe, babysiter, ushqimi, gjumi e të kuptueshme si kurrë më parë. 

Një studim i bërë nga shkrimtarja dhe gazetarja Katherine Ellison, me titull: “The mommy brain. How motherhood make us smarter”, shpjegon shume nga keto. 
Një libër shumë i zjarrtë që çmonton pjesë pas pjese mendimet e gabuara mbi mëmësinë, që duke u bazuar në disa studime shkencore tregon se të bësh një fëmijë, i bën gratë më inteligjente dhe të afta të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht. 

Vetë shtatzënia modifikon trurin e tyre, dhe oksitocina, hormoni kryesor i lindjes, stimulon kapacitete sociale dhe produktive që të njëjtat gra, para se të bënin një fëmijë nuk mendonin se i kishin. 

Sigurisht që është e vërtetë se nënat e reja janë pak të shpërqendruara, dhe vendosin pastën e dhëmbëve në frigorifer, vdesin për gjumë dhe lënë të tjera gjëra pa bërë, por kjo ndodh sepse janë të angazhuara në diçka tjetër më të rëndësishme dhe truri i tyre seleksionon prioritetet. 

Ky studim synon t’i kthejë amësisë kuptimin e saj të vërtetë, duke potencuar potencialin repabesueshëm të mendjes së nënave./zhurnal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit