9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Lind fëmija në Malajzi, prindërit e pagëzojnë me emrin e futbollistit shqiptar

Më të lexuarat

Një fëmijë ka lindur në Malajzi dhe ka një emër shqiptar.

Kjo ka ndodhur gjatë ditës së sotme kur dy prindër tifozë të skuadrës nga Malajzia, Kedah, kanë sjellë në jetë një djalë.

Duke qenë tifozë të mëdhenj të futbollit dhe të mesfushorit kosovar, Liridon Krasniqi, kanë vendosur që ta pagëzojnë me emrin Liridon.

Ka qenë vet mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës që ka njoftuar për këtë gjë duke e postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai ka shkruar se ndihet i lumtur dhe është krenar për këtë.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar. Sot ka lindur një fëmijë në Malajzi dhe prindërit ia kanë vënë emrin tim, Liridon. E vizitova këtë fëmijë dhe jam shumë i emocionuar”, ka shkruar ai./shfleto24/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit