6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Limoni vret bakteret e dëmshme

Më të lexuarat

Përpos ushtrimeve, me rëndësi të madhe është edhe hidratimi i organizmit – nga jashtë dhe brenda. Njerëzit që bëjnë një stil pasiv të jetës, pa aktivitet fizik, brenda vitit preken rreth katër herë nga ftohja. Nga ana tjetër, ata që çdo ditë ecin të paktën gjysmë ore, apo merren me ndonjë aktivitet tjetër fizik, preken nga ftohja vetëm një herë në vit, ka treguar studimi i Universitetit në Karolinën Jugore. Bile edhe gjatë ditëve të ftohta, më mirë është që të ushtrohet jashtë.

Shumica e njerëzve, 90% të jetës së tyre jetojnë në ambiente të mbyllura plot me baktere, prandaj çdo mundësi për të qëndruar në ambient të hapur, është e mirëseardhur.

Përpos ushtrimeve, me rëndësi të madhe është edhe hidratimi i organizmit – nga jashtë dhe brenda. Pirja e rregullt e ujit forcon imunitetin, kurse lagështia e ajrit i mbytë viruset, prandaj është me rëndësi që ajri në shtëpi të jetë i ngrohtë dhe i lagësht.

Limoni është i pasur me kalium, i cili neutralizon sekretimin e tepërt të thartirës së lukthit. Për këtë shkak, lëngu i limonit, i përzier me ujë, me ndonjë lëng tjetër, me sallata, apo gjella, ndihmon rritjen e baktereve të dobishme, duke shkatërruar bakteret dhe viruset e dëmshme.

Po ashtu, shkencëtarët kanë konstatuar se, nëse nga menyja juaj eliminoni sheqerin e përpunuar, atëherë do të keni një imunitet më të fuqishëm, do të keni më shumë energji dhe do të keni mendje më të kthjelltë. /ab

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit