Limoni, jo vetëm ushqim por edhe ilaç

0

Limoni është një “ilaç” i vërtetë për një shëndet të mirë. Vitamina C që ai përmban është një antioksidant i rëndësishëm, i cili ndihmon pastrimin e trupit nga radikalet e lira. Këto radikale të lira mund të shkaktojnë dëmtimin qelizor, duke çuar në sëmundje të zemrës, kancer dhe sëmundje të tjera serioze. Vitamina C është gjithashtu një bllok i rëndësishëm për ndërtimin e një sistemi të shëndoshë imun. Lëngun e limonit e gjejmë në shumë përdorime. Më poshtë do të njiheni me disa prej tyre.

Për dhimbjen e fytit dhe ftohjen, shtrydhni një gjysmë limoni dhe lëngun e tij hidheni në një filxhan çaji me ujë të nxehtë; kjo gjë do t’ju lirojë hundën dhe do t’ju qetësojë djegien në fyt duke ju dhënë një ndihmë të menjëhershme. Edhe kokën do ta keni më të lehtë, ndërsa do të ndiheni shumë më mirë. Mundësisht përzierjes shtojini edhe dy ose tre gjethe xenxërfilli.

Lëngu i limonit është gjithashtu një detoksifikues i fuqishëm: hidhni disa pika prej tij në gotën e parë të ujit në mëngjes. Kjo do ta ndihmojë trupin që të çlirojë toksinat e grumbulluara, duke favorizuar ndër të tjera tretjen e vakteve që do të konsumoni gjatë ditës.

Ndër të tjera, ashtu si bananet, limonët janë shumë të pasur me kalium, i cili nëse kombinohet me vitaminën C formon një “barrierë” të fortë mbrojtëse për sistemin tonë imunitar. Pra mos harroni që t’i shtoni lëng limoni edhe sallatave të ndryshme, sepse ato do të bëhen edhe më të shijshme nëse do të kombinohen edhe më vaj ulliri ekstra të virgjër, uthull balsamik dhe pak kripë.

Baza e tij e fortë ndihmon për të rregulluar pehashin (pH) e lëkurës, shumë i rëndësishëm për mirëqenien tonë të brendshme dhe të jashtme. Nivelet e PH tonë ndahen në acid dhe bazik; aciditeti i lëngut të limonit ndihmon në gjetjen e ekuilibrit të duhur mes tyre.

Lëngu i limonit mund të aplikohet për të ndaluar edhe djegiet e diellit. Lëngu i limonit gjithashtu mund të aplikohet në lëkurë për ata që kanë ekzemë. Ajo vepron si një ilaç kundër plakjes dhe mund të heqë rrudhat dhe pikat e zeza. Ndërsa kundër djegies mund të zhdukë plagët. Limoni është një agjent ftohjeje, dhe në këtë mënyrë ai zvogëlon ndjesitë djegëse në lëkurë.

Lëngu i limonit është i përdorur për kujdesin dentar gjithashtu. Nëse lëngu i limonit aplikohet në zonat ku ka dhimbje dhëmbi atëherë dhimbja pushon. Lëngu i limonit ndalon gjakderdhjen nga dhëmbët. Limoni ndihmon nga era e keqe e gojës dhe probleme të tjera në lidhje me mishrat. Përveç kësaj, limoni mund të përdoret gjithashtu në pastrimin e rregullt të dhëmbëve tuaj. Ju mund të shtoni lëng limoni në pastën tuaj të dhëmbëve.

Pirja e lëngut të limonit është e dobishme për njerëzit që kanë probleme me zemrën, pasi përmban kalium. Ajo kontrollon tensionin e lartë, marramendjen, vjelljen, si dhe siguron relaksim të mendjes dhe trupit. Kjo redukton stresin mendor dhe depresionin.

Limoni është një agjent aromatik dhe antiseptik dhe është i dobishëm në relaksimin e këmbëve. Shtoni disa limona në ujin e ngrohtë dhe vini këmbët në ujë për t’u relaksuar.

Lëngu i limonit ka dëshmuar veten në trajtimin e kujdesit për flokët në një shkallë të gjerë. Lëngu i limonit nëse aplikohet në lëkurën e kokës mund të trajtojë probleme si zbokthi, rënia e flokëve dhe probleme të tjera që lidhen me flokët. Lëngu i limonit nëse aplikohet mbi flokët, u jep një ndriçim natyral atyre.