15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Limaj sërish afër akuzës

Më të lexuarat

Një akuzë e re ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, kësaj radhe për shkak të dyshimeve për korrupsion gjatë mandatit të tij si ministër i Transportit, pritet t’i dorëzohet gjykatës kah fundi i muajit shtator ose në fillim të tetorit.
Burime të Gazetës “Jeta në Kosovë” në prokurorinë e vendit thonë se rasti i ish-ministrit të transportit dhe nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj, është në përfundim e sipër dhe pritet që të finalizohet kah fundi i shtatorit apo fillimit të tetorit.

Sipas tyre, rasti kundër Limajt do të përfshijë atë, ish-drejtorin e prokurimit në MTPT, Nexhat Krasniqi, dhe shtatë persona tjerë.

Misioni evropian në Kosovë për sundim të ligjit, EULEX, në kuadër të hetimeve ka marrë disa mostra të asfaltit të shtruara gjatë kohës kur Limaj ishte ministër i Transportit.

Limaj, tash deputet në Kuvendin e Kosovës, kishte nisur të hetohet për veprën penale të korrupsionit në prill të vitit 2010. Në këtë muaj ai edhe ishte marrë në pyetje për herë të fundit nga hetuesit e EULEX-it. Hetimet kishin mbaruar në prill të këtij viti.

Më 27 prill 2010 ishte bastisur MTPT-ja, vendbanimet e Limajt por edhe zyra të kompanive private që janë marrë me shtrimin e rrugëve si dhe banesa vendbanimi e ish-shefit të prokurimit të Ministrisë, Nexhat Krasniqit.

Në maj të këtij viti, Limaj ishte shpallur i pafajshëm në të gjitha pikat e një akuze tjetër – për krime lufte, për shkak të mungesës së provave.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit