20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Limaj: Ku me marrë si Blerandi

Më të lexuarat

Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj ka folur për lakimin e emrit të Ministrit të Bujqësisë, Blerand Stavileci si kandidat për Prishtinën.

Limaj ka thënë se PDK do e nxjerrë kandidatin adekuat pas fillimit të zgjedhjeve në parti.

“Unë tash po e dëgjoj prej juve. Mendoj që jo vetëm Blerandi po edhe të tjerët, pas fillimit të zgjedhjeve në parti, partia vet do ta nxjerrë kandidatin e saj dhe jam i bindur që do zgjedhë kandidatin adekuat, i cili përfundimisht do ta bie Partinë Demokratike si fituese në Prishtinë”, ka thënë Limaj për Klan Kosovën.
Ai madje ka thënë se Stavileci është “një nga djemtë e PDK-së dhe perspektiva e saj”.

“Unë mendoj që një nga djemtë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe perspektiva e Partisë Demokratike të Kosovës. Është një nga investimet që ne kemi bërë ne personalitetin e tij dhe absolutisht sikur Blerandi, kështu do doja sa më shumë në Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Limaj.

Ndërkaq i pyetur se cilat janë gjasat që PDK-ja të fitojë Prishtinën, Limaj ka thënë se kjo mund të ndodhë nëse PDK futet në reform të brendshme.
“Partia ka gjasa të fitojë në Prishtinë siç ka fituar në Kosovë, nëse futemi në një reformë të brendshme”, ka thënë Limaj.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit