9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Limaj: Jo dialog me pasuesit e MIllosheviçit

Më të lexuarat

Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj është shprehur kundër mbajtjes së bisedimeve politike mes krerëve të shtetit të Kosovës dhe atyre të Serbisë.

“Nuk duhet të ketë bisedime me trashëgimtarët e politikës së Millosheviçit. Me Serbinë punët janë mbyllur në vitin 1999”, ka deklaruar Limaj, i cituar nga “RTK”.

Deklaratën e tij, numri dy i partisë që drejton koalicionin qeverisës të Kosovës, e ka bërë gjatë një vizite në fshatin Kleçkë, ku ka nderuar të rënët e UÇK-së.

Prej kohësh Fatmir Limaj ka prishur relatat e tij me kryeministrin Hashim Thaçi dhe vazhdimisht kritikon politikat e qeverisë së tij, ku vetë ai bënte pjesë para se të arrestohej për korrupsion.

Disa herë Limaj ka deklaruar se qeveria Thaçi me politikat e saj po e trajton Kosovën njësoj si në kohën kur nuk ishte ende shtet dhe qeverisej nga administrata e OKB-së.

Pavarësisht deklaratës së Thaçit, pasi Limaj u shpall i pafajshëm në çështjen “Kleçka”, se pret rikthimin e tij në qeveri, nëkryetari i PDK-së nuk e ka ndërmarrë ende një veprim të tillë./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit