20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Limaj homazhe në varrezat e dëshmorëve shqiptar të Çanakalesë (Foto)

Më të lexuarat

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj sot mori pjesë në ceremoninë e 104 vjetorit te Ditës së Dëshmorëve dhe Fitores së Betejave të Detit të 18 Marsit te Çanakalesë, transmeton Gazeta e Re.
Ai përmes një postimi ne profilin tij në facebook përkujtoj dëshmoret shqiptare rënë në bejtën madhështore të Çanakalasë, transmeton Gazeta e Re.

Ja postimi i plot i Limajt:

“Bashkë me ambasadorin e Kosovës në Turqi, Avni Spahiun, kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Përkujtimore, Bislim Zogaj, morëm pjesë në shënimin e 104-vjetorit të betejës së Çanakalasë.

Në nderim të shqiptarëve të rënë në këtë beteje, vendosëm lule pranë varreve të tyre. Beteja e Çanakalasë është ndër betejat më të mëdha që njeh bota, ku ranë mijëra shqiptarë.
FL”

Ndryshe, në Turqi dhe në vende të tjera të botës në mënyra të ndryshme do të shënohet 104-vjetori i Fitores në Betejën Detare të Çanakalasë. Beteja e Çanakalasë në Evropë është më e njohur si Beteja e Galipolit dhe është një nga betejat më të përgjakshme dhe më të ashpra të Luftës së Parë Botërore.

Beteja detare midis 3 nëntorit të vitit 1914 dhe 18 marsit të vitit 1915 në Galipoli, si dhe beteja tokësore që u zhvillua nga 25 prilli i vitit 1915 deri më 9 janar të vitit 1916, janë beteja që zënë vend të rëndësishëm në Turqi dhe në histori e gjithë popujve muslimanë të rajonit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit