6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ligji më i çuditshëm: Ndalohet të vishen pantallonat e gjera

Më të lexuarat

Mund të jenë në modë pantallonat e gjera, por tashmë ato do të jenë të ndaluara me ligj. Është ky një projektligj që po diskutohet në Karolinën e Jugut dhe pritet të ekzekutohet nëse miratohet.

Një përpjekje e përbashkët e republikanëve dhe demokratëve që kanë propozuar një ligj të tillë, i cili do të vendosë gjoba dhe ndëshkime ndaj atyre që do të kapen.

LEXO EDHE:
Njerëzit nuk kanë frikë nga alienët, përkundrazi i pëlqejnë
Projektligji do ta bëjë të paligjshme që njerëzit të ekspozojnë lëkurën ose mbathjen e tyre duke veshur pantallonat të tilla me shtrat të gjerë dhe të ulura poshtë.

Ndonëse nuk do të konsiderohet një vepër penale, ata që mendohet se shkelin ligjin do të jenë subjekt i gjobave.

Shkelësit do të gjobiten me 25 dollar për shkeljen e parë, 50 dollar ose tre orë shërbim në komunitet për një shkelje të dytë dhe 75 dollar ose gjashtë orë shërbim në komunitetit për një shkelje të tretë ose të mëvonshme.

Përfaqësuesi demokrat, Wendell Gilliard, iniciues i ligjit u shpreh se: “Ne duhet të udhëheqim me shembull. Është e nevojshme sepse nuk po bëhet më mirë”.

Ai shtoi se ai së pari sponsorizoi një ligj për të rinjtë që “të vishnin pantallonat siç duhet”, në këshillin e qytetit.

Njerëzit supozonin se ai ishte “i çmendur” për të bërë një gjë të tillë 10 vjet më parë, tha ai.

Duke argumentuar se situata ishte përkeqësuar në masë të madhe që nga ajo kohë, ai tha: “Pantallonat tani janë duke u veshur poshtë gjunjëve”.

Gilliard shtoi se ai ishte në favor të masës, sepse ai është i prirur që burrat të trajtohen njësoj si gratë.

“Nëse femrat do të vishnin pantallona të tilla ato do të bëheshin pjesë e incidentit”, tha ai.

Projektligji që u prezantua më 15 shkurt është mbështetur kryesisht nga demokratët.

Në vitet 2000, shumë qeveri lokale, sistemet shkollore, agjencitë e tranzitit dhe linjat ajrore miratuan ligje kundër veshjeve të modës në Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit