Ligji i ri për Arsimin, miratohet në parim drafti

0
47

Deputetët e maxhorancës kanë votuar parimisht projektligjin e Arsimit Parauniversitar në Komisionin e Medias, duke lënë të hapur mundësine për përmirësimin e disa neneve të tij.

“Besoj të gjithë jemi të interesuar, që të kemi një ligj të mirë dhe një sistem arsimor të mirë. Unë them ta votojmë projektligjin në parim dhe pastaj të vazhdojmë përmirësimin ose diskutimet, për pika të veçanta, ku unë mendoj që s’ka asnjë arsye, që ne të mos bashkëpunojmë për ta përmirësuar”, tha deputeti demokrat Mark Marku.
Deputetet e opozites kane vënë ne dukje disa probleme serioze, qe paraqesin disa nene te ketij projektligji, qe penalizojnë mësuesit dhe nxenesit e shkollave publike.
“Eshtë çështja e emërimeve, pra heqja e politizimit nga sistemi i emërimeve në të gjithë piramidën, qoftë përsa i përket borxheve, qoftë përsa i përket drejtorit të njësisë vendore, qoftë përsa i përket drejtorit të shkollës. Besoj që kjo ka nevojë të adresohet. Çështjet administrimit të Maturës Shtetërore, e cila në optikën tonë lë shteg për abuzivizëm, ashtu siç lë shteg për abuzivizëm mënyra se si është trajtuar në projektligj edhe çështja e teksteve shkollore”, tha kryetarja e Komisionit, Valentina Leskaj.
“Nuk ka fare përputhje midis emërtimit të formës, që është europiane dhe brendisë, që në të vërtetë e con arsimin shqiptar ne shtigje prape të pashkelura, ku ka kontroll të politikës, ku ka dominim të mësuesve, ku ka probleme me cilësinë, ku ka probleme me tekstet, probleme mënyrën se si zgjidhen, emërohen, çemërohen, pushohen…”, tha deputetja socialiste, Ledi Shamku.
Zevendesministri i Arsimit Halit Shamata tha se pas degjimit, qe i eshte bere grupeve te interesit, Ministria e Arsimit i ka bere disa ndryshime ketij projektligji.
“Kemi ndryshime në tekstet shkollore dhe ndryshime në disa nene përkatëse. Unë dua t’ju them, ndryshimet që Ministria e Arsimit ka bërë pasi kemi dëgjuar aktorët dhe grupet e interesit. Jemi të hapur për çdo përmërisim që e con ligjin në standard”, tha Shamata./BS/kohaislame