21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Ligji i ri obligon abuzuesit seksual që të shfaqin statusin e tyre në Facebook

Më të lexuarat

Louisiana ka dekretuar një ligj të ri, sipas të cilit të gjithë abuzuesit seksual dhe grabitësit e fëmijëve obligohen që të shfaqin statusin e tyre kriminal në profilin e Facebook dhe rrjeteve tjera sociale.

Ligji— i pari i llojit të vet në Shtetet e Bashkuara- thotë që abuzuesit seksual në profilin e tyre nëpër rrjetet sociale duhet të përfshijnë të gjitha krimet për të cilat janë dënuar, arsyen e dënimit, një përshkrim të karakteristikave të tyre fizike si dhe adresën e banimit. Ky ligj do të filloj së zbatuari që nga 1 gushti i këtij viti.

Sipas Deklaratës së të Drejtave dhe Përgjegjësive, rrjeti Facebook tashmë i refuzon abuzuesit seksual që të krijojnë profile. Mirëpo, përfaqësuesi shtetëror Jeff Thompson, një republikan që ka sponzorizuar ligjin, thotë se arsyeja e këtij ligji është që të kapë të gjithë abuzuesit që do të mund të regjistroheshin përmes ndonjë mashtrimi.

Thompson i tha CNN-it, se “Ky ligj ofron paralajmërim për personat me të cilët jeni duke biseduar apo njiheni përmes internetit.”

“Sot, nëse thjeshtë bëni një shëtitje të shkurtër nëpër rrugët kryesore, ju mund të shihni me qindra- mijëra fëmijë që kyçen në Pinterest, Instagram dhe faqe tjera të rrjeteve sociale. Dhe nëse e shikoni më vëmendje, atëherë më të vërtetë duhet të brengoseni se sa shumë hapësirë dhe kohë kanë ata që të ndërveprojnë me fëmijët tuaj, e madje edhe nipërit tuaj.”

CNN raporton se shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me burg dhe punë të obligueshme prej dy deri në 10 vite pa mundësi ankese, si dhe me një gjobë deri në 1.000 dollarë. Kurse, shkelja e dytë radhazi do të ketë ndëshkim me burg dhe punë të rëndë obligative për një periudhë prej pesë deri në 20 vite pa mundësi ankese, si dhe një gjobë prej 3.000 dollarësh.

Ligji vjen në kohën kur Facebook po konsideron ndryshimin e rregullave të veta për t’u lejuar fëmijëve nën moshën 13 vjeçare që të krijojnë profile në faqen e vet. (PCWorld Albanian/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit