16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ligji ekonomik islam-Qenia njerëzore dhe natyra

Më të lexuarat

Ligji ekonomik islam-Qenia njerëzore dhe natyra

 

Nga perspektiva islame gjithçka është e pasur dhe me bollëk në këtë botë. Kjo është e qartë dhe e thjeshtë për këdo vëzhgues. Megjithëse qenia njerëzore është në epiqendër midis miliona specieve të këtij planeti, ai nuk është as më i madhi i të gjitha specieve, as me numrin më të madh, as me jetëgjatësinë më të madhe, as në unazën e parë të zinxhirit të gjallesave. Numri i një lloji të veçantë zogjsh shumëngjyrësh migratorë, që fluturojnë nga pjesa jugore e Amerikës për në Meksikë me ardhjen e dhjetorit është 140 milionë. Ky nuk është i vetmi lloj zogu migrator nga Amerika. Porse ka edhe zogj që qëndrojnë në Amerikë dhe nuk migrojnë. Po ashtu ka zogj të tjerë në pjesën veriore, lindore e perëndimore të Amerikës gjithashtu. Si përfundim ne jemi të sigurtë, që numri i zogjve në Amerikë është shumë herë më tepër më i madh se sa i njerëzve aty. Mendo pak për peshqit në thellësitë e ujërave. Numri i një lloji të vetëm peshku mund të jetë shumë herë më i madh, se sa numri i qenieve njerëzore në këtë planet. Meditoni pak mbi llojet e ndryshme dhe numrin e stërmadh të krijesave të ujit. A mos vërehet ndonjë lloj mungese apo deficiti në ushqimin e tyre, që kërcënon ekzistencën apo mbijetesën e tyre? Le të hedhim një sy në dy ajete kuranore, të cilat nxjerrin në pah këtë fakt:
“Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. Allahu i furnizon ato edhe juve. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.” Ankebut 60.
Kuptimi kryesor i këtij ajeti është, meqë Allahu është furnizuesi për të gjithë njerëzit dhe të gjitha speciet e tjera në këtë planet, si ka mundësi që natyra të jetë e pamjaftueshme dhe e varfër për qeniet njerëzore vetëm, kur ajo është e pasur dhe e bollshme për të gjitha speciet?!… Një ajet tjetër kuranor përmend se furnizimi me ushqim i të gjitha specieve, duke përfshirë qenien njerëzore dhe ekzistenca e mbijetesa e tyre është përgjegjësi e Allahut:
“Nuk ka anjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes).” Hud 6.
I Dërguari i Allahut alejhi selam tha kur i pa zogjtë tek po zhagiteshin në muzg: “Vëreni! Ata shkuan në agim me barqet bosh. Ata u kthyen në çerdhet e tyre në muzg me barkun plot.” Për aq sa një vëzhgues mund të shqetësohet, kjo mund të jetë një paradoks të shikosh natyrën aq të bollshme për të gjitha ato specie, qofshin ato barngrënëse apo vetëm mishngrënëse, dhe me mjete të kufizuara të na pikturohet si e pamjaftueshme dhe e varfër për qeniet njerëzore, e vetmja krijesë që ha gjithçka në këtë planet, e cila i konsumon të gjitha ato specie dhe florën e faunën si burimet e veta. Në fakt qenia njerëzore thjesht e gjen veten në faj me natyrën dhe Krijuesin e saj për keqmanaxhimin e vet dhe praktikat e këqija. Qenia njerëzore zë vetëm 23% të hapësirës tokësore me krijesa të tjera me të cilat ai konsumon 77% të burimeve të pafundme të ujit. Tashti konsideroni fenomenin e ajrit dhe të dritës së diellit, të cilat janë të pamendueshme për ekzistencën e vërtetë dhe vazhdimësinë e jetës njerëzore në këtë planet dhe në të njëjtën kohë janë përtej sferës së menaxhimit njerëzor. A mos po kalojmë ndonjë përvojë mungese apo pamjaftueshmërie?
Kështu sistemi islam që buron nga udhëzimi hyjnor është i mrekullueshëm, unik, i paarritshëm dhe i përsosur si instinktet e kafshëve.

Ekonomia Islame & Përvetësimi i Pasurisë
Detyrimi i dhënies së zekatit dhe marrja e tij me forcë del në pah kur një person përvetëson pasuri në një masë të caktuar. Kështu ekonomia islame, e cila fokusohet në decentralizimin e pasurisë nëpërmjet mjeteve të ndryshme dhe baraspeshimit të shpërndarjes së saj në shoqëri na mëson, se përpara rrugëve të shpërndarjes dhe shkëmbimit të pasurisë përvetësimin e saj me të drejtë dhe me mënyra ligjore. Zekati nuk është emërtimi i procesit të purifikimit të pasurisë, e cila është përvetësuar paligjshmërisht dhe padrejtësisht. “Nesër në jetën e ahiretit, asnjë qenie njerëzore nuk do të lëvizë nga Gjykata Hyjnore e Allahut deri sa të jetë përgjigjur për pesë gjëra,”- i mëson Profeti alejhi selam besimtarët. E veçantë nga këto pesë gjëra do të jetë vetëm një. “Jetëgjatësia, çfarë bëre ti me të? Shëndeti, çfarë bëre ti me të?…” por kur të vijë puna te pasuria do të jenë dy pyetje me të cilat ne do të ballafaqohemi: pyetja e parë është: “Nga dhe si e përvetësove atë?…” dhe më pas do të vijë pyetja e dytë që ka të bëjë me pasurinë: “Si e shpenzove ti atë?” Islami e rregullon dhe e kontrollon “lirinë për” të përvetësuar dhe fituar nëpërmjet parashkrimeve, me qëllim që të sigurojë qytetarët e vet nga “liria për” të qenë të shfrytëzueshëm, të mashtruar, të gënjyer apo të grabitur. Ai nënkupton që koncepti i lirisë gëzon të drejtën e drejtësisë dhe e largon atë nga të qenit një vegël shfrytëzimi.
Në një tjetër thënie profetike Profeti na përshkruan një person të cilin njerëzit e zakonshëm e kujtonin “të devotshëm”, sepse e shihnin atë që falej në shkretëtirë. Ai i kishte të veshura të gjitha tiparet e devotshmërisë si një maskë. Profeti alejhi selam thotë: “Uji i tij që pinte ishte i përvetësuar paligjshmërisht, ushqimi që ai hante gjithashtu ishte i fituar paligjshmërisht dhe rrobat që ai kishte veshur gjithashtu ishin marrë paligjshmërisht. Atëherë si do të pranoheshin lutjet e tij?!…” Kjo do të thotë se Allahu deri edhe nuk ka për t’i pranuar lutjet nga një person, që nuk është furnizuar në jetën e tij socio-ekonomike sipas vijës së rregullave, udhëzimeve dhe urdhërimeve të Zotit.
Zekati nuk është, as një licencë për të përvetësuar pasurinë paligjshmërisht, as edhe një mjet për të pastruar pasurinë e përvetësuar paligjshmërisht. Zekati e çliron personin nga mentaliteti i keq i adhurimit të pasurisë, koprracia, grykësia, xhelozia, egoizmi, ngushtësia e mendjes dhe vogëlsia dhe ai fut tek njeriu mentalitetin e sakrificës, bujarinë, kujdesin ndaj të drejtave të tjetrit, bashkëpunimin social dhe bamirësinë. Nëpërmjet Zekatit, Vakufeve dhe mjeteve të tjera të tilla Islami kërkon nga qeniet njerëzore të mos jenë egocentrike. Islami propagandon që ekonomia nuk është vetëm një çështje shkencore, por gjithashtu edhe e moralit.
Ai sa është kulturore, është edhe qytetërimore. Ai ka lidhje me të dyja, si teknologjinë edhe shpirtëroren. Zekati ka nevojë të shihet jo vetëm nëpërmjet analizës objektive, por ai duhet drejtuar gjithashtu me normativa morale. Ja përse atij i është dhënë emërtimi zekat, i cili në arabisht do të thotë pastrim. Në Kuranin e Shenjtë thuhet: Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. Allahu dëgjon dhe sheh.”
Përemri me të në këtë ajet shënon se Zekati pastron mendjen dhe jetën e personit që jep Zekat, dhe jo pasurinë e atij që jep zekat. Nëse në përgjithësi Zekati e pastron pasurinë, është vetëm në sensin që Zekati e parandalon pasurinë të bëhet e papastër dhe e panjollosur nga përzierja e saj me të drejtat dhe detyrimet e tjetrit që nuk dalin prej Zekatit.

Nga P.P. Abdu-Rrezak

Perktheu dhe pergatiti: Roald A. HYSA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit