9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

LIGJET E JETËS PROFESIONALE DHE SUKSESIT TË PËRGJITHSHËM

Më të lexuarat

LIGJET E JETËS PROFESIONALE DHE SUKSESIT TË PËRGJITHSHËM

Armiku i pare i suksesit është përtacia

Pertacia nuk është armik i cili i del përpara njeriut dhe përleshet me te si burrat. Përkundrazi, përtacia është një frikacake që merr forma te ndryshme si trimat e tregimeve te vjetra dhe duke përdorë me mijëra dredhi mundohet që ta mposhtë njeriun. Madhesia e rreziku fshihet pikerisht ketu.
Pertacia nuk shfaqet para çdo kujt në te njëjten formë. Herë merr formën e mikut te sinqertë dhe miredashës, here formen e arsytimit, si sëmundje, lodhje, dhembje e herë duket se bën punë por në te vërtetë nuk punon asgjë, ndërsa herën tjetër flet ëmbël dhe të mashtron…
-puna eshte lodhje. -jeta është një shans .-nese ke shans ke qdo gje. -lere njeher shtriu se nesër ne menjges e ben. -E kam shprehi, nuk mundem që tërë vitin të endem nëpër bibloteka me libër nen sqetull, çfarë bej..! –Njezet dite para provimeve do te ulem, do ta lodh kokën dhe do t’i jap provimet. Nuk e di pse mendja vetem në provime me zgjohet.

Armiku tjetër i suksesit është edhe shoku i keq

Ai është fatkeqsia më e madhe që mund ta godasë te riun. Përtacia është në brendinë tënde dhe të flet me gjuhën tënde, kurse shoku i keq flet me gjuhën e vet dhe më shpejtë të tërheq kah vetja. Shoku i keq shqetësohet prej punëtorve dhe fshehurazi ua ka zilinë, fillon te tallet me ta dhe t’i nënqmojë e në këtë mënyrë hakmerret ndaj tyre. Mundohet te gjeje menyre qe me cdo kusht të të tërheqë në greminën në te cilën ka rrëshqitur vetë. Me fjalët dhe sjelljet e veta ta shkatërron energjinë shpirtrore dhe të lë përballe me nje lodhje shpirtrore. Po qe se bashkohen përtacia dhe shoku i keq, atëherë shumë vështirë mund të shpëtphet nga kthetrat e këtyre dy armiqve keqbërës.
Kushtet te cilat do t’i kërkosh te shoku yt duhet të jenë; puna, sinqeriteti dhe mirësia. Njeriu i cili i ka këto cilësi është edhe me të gjitha cilësite tjera të mira. Këtë mos e harro dhe me njerzit të cilët nuk i plotësojnë këto kushte mos u shoqëro kurrë.
Armiku i tjeter i suksesit është shembulli i keq

KUSHTET E SUKSESIT

TI ke dy armë të fort a me te cilat mund t’i luftosh këta armiq: PUNEN dhe VULLNETIN
Kushti i parë i suksesit është vullneti.Arma e parë pra se cilës gjunjëzohen përtacia e mosbindja,këto sëmundje djallëzore,është vullneti. Po qe se vullnetin e përdorë në rrugën e së mirës,atëherë mos ki frikë…” E njerëzit duke harruar se lumturia është në brendinë e tyre,e kërkojnë atë në kafe-bare të natës, kafene dhe ne argëtime te ndryshme”. Ti mos rrëshqit në këtë greminë dhe beso se edhe fshehtësia e suksesit edhe zogu i lumturisë janë në brendinë tonë, në kafazin e artë të vullnetit tonë

-Mos prit kohë dhe ditë të qëlluara për punë. Dije se çdo orë dhe çdo ditë është e qelluar për punë.

-Mos kërko vend të përshtatshëm për punë. Dije se çdo skutë është vendi më i përshtatshem i punës.

-Assesi punën e sotme mos e lë për nesër, për arsye se çdo ditë i ka vështërsitë dhe punët e veta.

-Ne nje kohë të caktuar bëre vetëm një punë, vetëm një mësim, respektivisht puno rreth një problemi derisa mos të dobësohen kujdesi dhe fuqia. Nëse thua se do të bëshë më shumë punë për një kohë, atëherë asnjërën prej tyre nuk do ta mund ta bësh si duhet.

-Pa e kryer një punë, mësim, libër apo obligim që e ke filluar mos kalo në tjetrën. Puna e mbetur përgjysmë është sikur të mos jetë nisur fare.

-Pasi ta kryesh punën e ditës së sotme, vendos se çka do të bësh nesër. Ose, së paku para se ta fillosh punën, vendos se cilën punë do ta bësh.

-Para se te fillosh punën, mësimin ose librin pranë vetes merri të gjitha gjërat të cilat do të nevojiten gjatë kryerjes së tyre, ashtu që mos të të humbë kujdesi duke u ngritur pandërprerë për të marrë letër, laps, etj.

-Ne momentin kur nuk ke mundësi të përballosh një problem rreth çeshtjes të cilen e punon , assesi mos bën hap prapa. Dije që leshimi pe është përtaci e maskuar. Duhet ta dishë se dashuria ndaj punës lindet dhe forcohet përmes përballimit të problemeve. Kënaqësia shpirtrore që paraqitet pas kapërcimit te problemve është e padiskutushme. Te jeshë i sigurt se ngadhnjimi në luftë dhe suksesi në punë janë me atë që nuk kthehet prapa. Përpara këmbënguljes problemet shkrihen dhe të pamundurta bëhen të mundshme.

-Pikësëpari ndaje problemin me të cilin do të ballafaqohesh,pastaj përpiqu që një nga një t’i zberthesh pjesët e tij. Pikërisht në këtë mënyrë edhe mësimin dhe librin që e lexon ndaji në pjesë më të thjeshta dhe më të shkurtra. Para se ta kuptosh mirë një pjesë mos kalo në tjetrën. Kalo si i verbëri me shkop mbi te gjithë kapitujt, respektivisht mos e hedh hapine e ardheshëm pa qenë i sigurt për të parin.

-Puno vazhdimisht dhe me kujdes, si dhe çdo ditë puno në të njëjtën kohë. Mos e ndërpre punën në të njëjën kohë. Mos e ndërpre punën me ndërprerje të gjata. Nëse nuk je i sëmurë dhe i lodhur puno ngapak edhe gjatë pushimeve, ashtu që të mos e humbësh shprehine e punës dhe ta kesh vështirë t’i kthesh përsëri.

-Nëse lodhesh me një punë atëherë ndërroje atë ose ngadalësoje ritmin, por assesi mos gjej arsye për pushim. Organizimi i atij që rri kot është sikur hekuri që nuk punohet dhe ndryshket.
-Mendo mirë dhe dije se punë nuk do të thotë vetëm të lëvizësh, të lexosh ose te shkruash. Njeri që mendon, punon edhe më tepër se xehtari në minierë.

-Asnjëherë mos e vlerëso produktivitetin e punës me orë dhe mos thuaj mjaft. Shihe rezultatin e punës dhe atë që e ke mësuar.

-Ne momentin kur mendon ta fillosh mësimin ose leximin e librit mos u bën i padurushëm. Bëhu i qetë dhe i fortë. Ec por mos nxito. Puno dhe mëso duke kuptuar.

-Asnjëherë në punën tënde mos e nençmo asnjë mendim. Mos harro se nga moskujdesi dhe nënçmimi shpeshherë paraqiten pasoja të rënda.

-Kur te shtrihesh në shtrat për të pushuar bëre llogarinë e asja që ke bërë atë ditë dhe planifiko çka do të bësh të nesërmen.

-Çdo dite lexo me zë nga dhjetë faqe të një vepre të mirë. Në këtë mënyrë do të zhvillohet aftësia yte e të folurit.
Mësoi përmendsh pjesët e bukura që do t’i hasish në ndonjë libër filozofik ose letrare. Në këtë mënyrë do te pasurohen fjalori dhe shprehjet tua si dhe do të përforcohet mbamendja.

-Pas përfundimit të leximit të pjesëve të një libri, përsëriti ato në kujtesën tënde dhe merr shënime. Menyra më e mirë e përvetsimit të njësie është pikërisht kjo.

-Pjesët dhe gjërat që i ke mësuar prej ndonje libri më vonë diskutoi me shokët. Në këtë mënyrë zhvillohet intelekti yt dhe do ta përfitosh shkathtësinë e të shprehurit të qartë të mendimeve dhe ideve.

-Ki kujdes: fjalët dhe shkrimet tua le të jenë të shkurtra, të qarta dhe të kuptushme.

-Koha e punës mendore dhe produktiviteti i saj varen nga natyra e individit. Për dikë kjo kohë është në orët e hershme të mëngjesit, për dikë tjetër në orët e vonshme të natës. Provo veten se cila kohë të pershtatet më tepër për punë dhe mos e harxho kot atë.

-Para se gjithash mëso të flasish dhe të shkruash mirë në gjuhën amtare. Gjëja më e rëndësishme për njeriun është gjuha e tij amtare.

-Vlera e individit ështe e fshehur nën gjuhën dhe në majën e lapsit dhe shkrimit.

-Në momentin kur do të hamendesh të fillosh ose të mos fillosh ndonjë punë, mendo për pasojat e të dy vendimeve. Zgjedhe atë nga i cili ke më shumë dobi e më pak dëm.

– Mos gënje. Gënjeshtai është si vjedhësi i cili jeton me frikë se në çdo moment do të kapet.

– Para se të premtosh diçka mendo mirë, por kurrë mos e shkel fjalën e dhënë. Shkelja e premtimit është gënjeshtra më e keqe.

– Gjithnjë paraqitu si je dhe bëhu ashtu siç parqitesh. Ai i cili mundohet të paraqitet ashtu si nuk është, vërtet është tejet mendjelehtë.

– Mos urrej dhe mos ndjej zili ndaj suksesit dhe lumturisë së askujt, por përpiqu që edhe ti ta arrish këtë sukses dhe lumturi. Përpjekja është kushtu i përparimit. Urrjetja dhe zilia janë dy armiqtë kryesorë të shëndetit, qetësisë shpirtërore dhe lumturisë.

– Bëhu bujar që të keshë shumë shokë. Dije se koprraci nuk ka shokë të sinqertë.

– Shokët fitoi në rini, mëqë shokët e pleqërisë nuk janë të sinqertë.

– Edhe fuqia e verbër, “shansi” , është i dashuruar në bukurinë rinore. Mos e harxho kot rininë, por vlerësoje ashtu siç duhet.

-Bukuria e vërtetë e pëlqyer nga çdokush ështe bukuria e moralit, pasi njeriu me moral të bukur është i bukur në çdo moshë.

-Gjithmonë përpiqu ta zbukurosh moralin. Bukuria morale është pasuria më me vlerë e njeriut.

-Shakatë që do t’i bësh edhe me shokët më të afërm, le të jenë tërheqëse. Nga shakatë e vrazhda as kafshët nuk argëtohen.

– Bëhu shok që të keshë shokë.

-Miqësinë vërtetoje në ditë të vështira, që të keshë miq në ditë të veshtira.

-Bëhu besnik ndaj miqve, zemërgjerë ndaj armiqve dhe armikun i cili ka ra në tokë mos e shqelmo, bëhu shpirtmirë. Shpirtmirësia dhe besnikëria janë shtyllat kryesore tëmoralit të lartë.

– Ki respekt ndaj femrave. Përkujtohu se femra ështe nëna e njerëzimit.

-Mos i dëshpëro prindërit, pasi ai që i dëshpëron ata nuk shpëton dot.

-Shfrytëzoi përvojat e të moshuarve dhe asesi mos tento që t’i sprovosh njerëzit me përvojë sepse pendohesh shumë.

– Ne fillim mendo mirë për punën për të cilën ndoshta do të pendohesh në mbarim të saj.Pendimi i tillë është naivitet.

– Sillu mirë ndaj më të vegjëlve, ashtu që të keshë të drejtë që kur të rriten të presish prej tyre mirësi.

– Mos poho dhe mos këmbëngul në gjëra të kota. Kërko të vërtën dhe adhuroje atë. Dashuria ndaj së vertetës eshtë dashuria më e lartë për njeriun.

-Vetë vëreji mangesitë, ashtu që të kesh mundësi përmisimi.

-Mos u bën mendjemadh për shkak të suksesit tënd. Dije që mendjemadhësia është armiku më i madh i suksesit në te ardhmen.

-Behu guximtar në jetë, por ki kujdes, guximi nuk është hedhje në rrezik me sy te mbyllur.

-Shpreh respekt ndaj mendimit dhe besimt të të tjerëve, që edhe të tjerët ta respektojnë mendimin dhe besimin tënd.

-Mos i bën tjetërkujt asgjë që nuk dëshiron të të bëhet ty, ashtu që edhe të tjerët të mos veprojnë ashtu ndaj teje.

-Nese dëshiron të të bëjnë mirë, atëherë edhe vetë bën mirë.

-E mira e bërë përballë një të mirë është drejtësi. E keqja përballë një të mire është krim. E mira përballë të keqes është virtyt e bukuri dhe është shkalla më e lartë e humanitetit.

-Ndihmoje njeriun e shtypur, që të ndihmohesh nëse edhe vetë shtypesh.
-Fjalët tua le të jenë te ëmbla ndërsa sjelljet tërheqeëse. Njeriu i vrazhdësi qen i hutuar të cilin e gjuan me gurë çdokush.

-Veprat e këqija të bëra ndaj teje nga ana e dikujt, assesi mos të të largojnë nga veprat e mira. Mirësia e është dhunti, kurse veprat e këqija janë dëm për njeriun.

-Mos u bën kryelartë. Kryelarti i ngjason gojës që i vjen era e hudhrës. Secili largohet prej tij.

-Bëhu modest. Modestia i ngajson degës plot fryte. Lëshimi i degës me fryte deri në tokë bëhet për shkak të fryteve të shumta.

-Bëhu me vlerë si margaritari të cilin çdokush e lakmon. Mos u friko, nuk mbetesh përtoke.

-Shikoi njerëzit që janë më poshtë se ti e jo ata që janë më lart se ti, do të jeshë i qetë.

-Assesi mos u largo nga drejtësia në punët dhe fjalët tua. All-llahu ështe ndihmës i të vërtetave.

-Puno, gjithnjë puno, por qëndro larg pangopësisë, për arsye se pangopësia është armik i punës frytdhënëse, shëndetit dhe lumturisë.

-Zgjedhe në menyrë të vetëdijshme njeriun me të cilin do të konsultohesh për çështjet problematike në jetën tënde. Mendo mirë, për shkak të një vendimi te gabuar të cilin do ta zbatosh në një moment, mund të vuash gjatë tërë jetës. Por, drita të cilën do ta fitosh prej një ideje me vend, do të të bëjë dritë gjatë tërë jetës.

– Shoku im i ri, këto këshilla që t’i dhash më sipër, nuk t’i dhash që t’i harrosh. T’i theksova që t’i keshë si vathë ne vesh dhe të me përkujtosh në ardhmëri. Prej teje pres që të me përkujtosh për të mirë !

Pjesë të shkëputura nga libri:
Kokë me kokë me të rinjtë”- Ali Fuad Bashgil
Redaktorë gjuhësor Ajdini-Hoxha
Krahasoi me origjinalin Mr. Ali Pajaziti

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit